Takim me Ambasadoren Franceze

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan  Jani  priti në  takim Ambasadoren e Francës në Shqipëri Znj. Elisabeth Barsacq, kolonelin Nicolas Coussiere, kapiten i fregatës franceze tip La Fayette (FLF) “Aconit” si dhe oficerë të tjerë të kësaj fregate e cila është ankoruar në portin e Durrësit.

Ekuipazhi i “Aconit” do të bashkëpunojë me marinarët shqiptarë me qëllim shkëmbimin e përvojës dhe njohurive midis partnerëve të bregut të Mesdheut, veçanërisht në fushat e operacioneve policore në det, të përpjekjeve kundër avarive dhe të zhytjes ushtarake.

Prefekti bëri një panoramë të përgjithshme të situatës aktuale në qark, dhe i shprehu mirënjohjen dhe  falenderimet Ambasadores Znj. Elisabeth Barsacq për mbështetjen dhe bashkëpunimi midis dy vendeve.