Durrësi Pa Makina

#3prill

#DurrësiPaMakina  

Bashkia e Durrësit me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit , ditën e dielë,  më datë 3 Prill, fillon zbatimin e nismës “Dita pa makina”.

Për realizimin e kësaj nisme, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore. 

Ditën e dielë, më 3 Prill nga ora  9.00 deri në 15.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në akset:

 Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”

 Rruga “Aleksandër Goga” nga Muzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.

#BashkohuEdheTi nismës sonë për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme.

#DurrësiPaMakina – jeto shëndetshëm!