Takim me anëtarët e Tryezës Teknike (KRAT)

Sot më datë 02.03.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua një takim me anëtarët e Tryezës Teknike (KRAT), për të analizuar veprimtarinë e KRAT gjatë periudhës 1-vjeçare Janar-Dhjetor 2021.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues anëtarë të kësaj Tryeze Teknike, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore si dhe Organizata World Vision.

Prefekti i Qarkut Durrës, bëri një përmbledhje dhe një vlerësim të situatës për periudhën 1-vjeçare ku rezultojnë disa raste  të personave viktimë e mundshme trafikimi të cilët janë trajtuar dhe kanë marrë të gjithë ndihmën e nevojshme nga strukturat e KRAT.

Prefekti i Qarkut paraqiti rekomandime konkrete për vitin e ardhshëm për të rritur efektivitetin në luftën kundër trafikimit të personave ku më të rëndësishmet ishin:

  • Bashkëpunimi me OJF gjatë sezonit turistik për ngritjen e kopshteve dhe çerdheve për fëmijët në situatë rruge
  • Sensibilizimi për fuqizimin e familjes dhe fëmijës dhe largimin e tyre nga situata e rrugës
  • Punësimi i nënave me fëmijë të vegjël dhe ngritja e kopshteve pranë qëndrave të punës
  • Bashkëpunimi me shkollat i të gjithë strukturave për edukimin e fëmijëve me programe televizive edukative dhe kurikula cilësore etj.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime të hapura, ku përfaqësuesit shprehën sugjerimet e tyre në dobi të punës së përbashkët duke synuar fuqizimin e kapaciteteve.

Në përfundim të takimit u miratuan Urdhërat për krijimin e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe të Tryezës Teknike, Planin e Veprimit për vitin 2022 si dhe Regulloren për funksionimin e KRAT.