Mbledhje e Basenit Ujor Ishëm

Sot me datë 24.02.2022 në Institucionin e Prefektit u zhvillua mbledhja e parë për këtë vit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, të drejtuar nga prefekti i qarkut Durrës z. Roland Nasto.

 Në takim u shqyrtua zbatimi i ligjit nr.111/2012 “ Për Menaxhimin e Integruar të  Burimëve Ujore”, VKM-së nr. 696, datë 30.10.2019 “Për përcaktimin e kufijve territorialë, hidrografikë të baseneve ujore në Republikën e Shqipërisë dhe të përbërjes së këshillit të secilit prej tyre”.

Mbledhja u organizua sipas rendit të ditës ku fillimisht në pikën e parë u shqyrtua raporti përmbledhës mbi punën dhe aktivitetin e ZABU Ishëm-Erzen dhe Mat per vitin 2021.

Më pas u kalua në çështjen e dytë të rendit të ditës në lidhje me miratimin e dy kërkesave të mëposhtme:

1.Kërkesë për nxjerrjen dhe shfrytëzim të  ujit nëntokësor,  shoqërisë Birra Stela shpk Bashkia Tiranë

2. Rinovimi i kushteve të  lejes, shoqerisë ”T.E.A” shpk Bashkia Tiranë.