Takim me përfaqësues të Organizatës River Clean Up

Sot me datë  14.01.2022 në  Institucionin e Prefektit u zhvillua takimi me përfaqësues të  huaj të Organizatës River Clean Up me qëndër  në  Bruksel.         Përfaqësuesit e kësaj organizate për  Shqiperinë  Z. Kevin De Backer,  Z. Wannes  Vercauteren  dhe përfaqësues  të  kësaj  organizate në  Shqipëri  Znj. Laura Gjyli, Elona Çaushi  dhe  Genta Mesaja  përfaqësuese e edukimit për shkollat dhe të  rrjeteve sociale. Qëllimi i takimi ishte vendosja e urës së bashkëpunimit  konkret në drejtim te pastrimit të lumit Ishëm nga ndotja si dhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i shkollave, universitetit dhe komunitetit në çështjen e menaxhimit  të  mbetjeve. Në të njëtën kohë  prezantimi i nismës tashmë  të  ndërmarë  nga  15 shkolla në qytetin e Durrësit për mbledhjen dhe riciklimin e plastikes.  Në takim Prefekti falenderojë për kontributin  dhe  bashkëpunimin e deritanishëm me këtë organizate në aksione të ndryshme të ndërmara në pastrimin në derdhje të lumit Ishëm dhe pyllin në sektorin Rinia dhe në të njëtën kohë shprehu gadishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në drejtim të mos hedhjes së mbeturinave, prerjes së pemëve, ndotjes së ajrit, tokës dhe ujerave. Ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit qe e ka ne dore secili prej nesh. Në takim përfaqësuesit e River Clean Up propozuan disa ide dhe teknologji për pastrimin e lumit Ishëm nga mbetjet të cilat janë të gatshëm ti implementojnë në këtë lum. Për këtë kërkohet një bashkëpunim konkret ndërinstitucional për të cilin nga Institucioni i Prefektit u shpreh fryma e bashkëpunimit.   Nesër në grykderdhjen e lumit Ishëm do të zhvillohet aksioni i pastrimit i 29-të nga River Clean Up Albania ku dhe Institucioni i Prefektit do të  jetë pjesëmarrës.