Sot më date 20.12.2021 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua një takim informues për regjistrimin dhe saktësimin e adresës së banimit #ADRESAIME. Ku të pranishëm ishin: Përfaqësues nga Bashkitë e Forta Znj. Eneida Marku, Drejtori i zyrës së gjëndjes Civile të Bashkisë Durrës Z.Shpendi Hoxha dhe Shefet përgjegjës të zyrave të gjëndjes Civile të njësive administrative.
Qëllimi i këtij takimi ishte raportimi i situatës aktuale mbi procesin e regjistrimit të adresave si dhe diskutimi i problematikave që njësitë administrative kanë hasur gjatë punës së tyre . Prefekti në fjalen e tij theksoi bashkëpunimin dhe informimin për të nxitur qytetarët që të deklarojnë dhe verifikojnë adresën e tyre të banimit si një element i rëndësishëm për marrjen e shërbimeve, nga atë financiare, deri deri tek shërbimit publike, mbrojtjes nga zjarri, apo shëndetësore. Regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset. Regjistrimi i adresave është një detyrim ligjor dhe kusht që të mos vetëpërjashtohet askush nga aksesi në shumë shërbime publike. Kudo ndodheni e në çdo kohë mund të aplikoni online nëpërmjet portalit #eAlbania ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë ku banoni. Një adresë e saktë banimi të lehtëson aksesin në të gjitha shërbimet publike. Shtetasit që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë përfitojnë:
SHËRBIME TÊ GJËNDJES CIVILE:
- CERTIFIKAË PERSONALE
- REGJISTRIM LINDJEJE
- CERTIFIKATË MARTESË
SHËRBIME POSTARE:
- SISTEMI GJYGJËSORE
- SISTEMI ARSIMOR
- SISTEMI BANKAR
- SISTEMI FISKAL
SHËRBIME PUBLIKE:
- SHËRBIMI I MBROJTJES NGA ZJARRI
- SHËRBIMI I URGJENCËS MJEKËSORE
SHTETASIT QË JETOJNË JASHTË TERRITORIT TË SHQIPËRISË FORCOJNË LIDHJEN ME VENDIN E ORIGJINËS DHE PËRFITOJNË:
- Shërbimet e gjendjes civile në shtetin amë.
- Shërbimet nga përfaqësitë tona diplomatike e konsullore drejtpërdrejtë në adresën ku banojnë aktualisht.