Sot më datë 18.05.2021, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto organizoi takimin e Komisionit të Mbrojtjes Civile dhe më gjërë, në nivel qarku, me qëllim marrjen e masave përgatitore në parandalimin, përballimin si dhe minimizimin me efikasitet të dëmëve që mund të krijohen, nisur dhe nga përvojat e deritanishme dhe problematikat e krijuara nga zjarret gjate sezonit të kaluar.Prefekti në fjalën e tij u fokusua në përmbushjen e detyrave ligjore dhe ndjekjen me prioritet dhe angazhim maksimal i të gjitha detyrave që percaktohen në kuadrin ligjor ndërmjet strukturave vendore në nivel qarku ku rëndësi merr fortësimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Mbrojtjes Civile, MZSH, Policisë së Shtetit, Shërbimit Pyjor, me qëllim rritjen e gadishmërisë së forcave dhe mjeteve, në përballimin me sukses të situatave gjatë periudhës së shfaqjes së vatrave të zjarrit në territor.Të ndiqen me përpikmëri të gjitha proçedurat, që nga informimi në kohë i vrojtuesve, deri tek reagimi efektiv në mënyrë të menjëhershme për izolimin shuarjen dhe rikthimin në normalitet të situates.Rishikimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike si dhe analizimi i gjendjes ku jemi në drejtim të gadishmërisë së potencialeve njerëzore, mjeteve të domosdoshme në nivel qarku me qëllim gadishmërinë për marrjen e masave të nevojshme sipas kontekstit të ngjarjes.Prefekti la detyrë Bashkive, Njesive Administrative, MZSH-VE, Policisë, Kryepleqve, Inspektoriatit të Pyjeve të bëjnë një vlerësim të situates pasi roli juaj është i rëndësishëm dhe vendimtar, në sensibilizimin e popullates, të rishikohen planet e gadishmërisë duke bërë plotësimet dhe përditësimet e nevojshme.Institucioni i Prefektit nëpërmjet zyrës së Emergjencave Civile do të kontrollojë planet e gadishmërisë për çdo Bashki dhe Njësi Admnistrative, përditësimin e këtyre planeve në të cilat duhet të evidentohen saktësisht kapacitetet dhe resurset që disponon çdo bashki në teritorin e saj. Në përfundim të këtij takimi Prefekti theksoj se Sektori i Emergjencave Civile kërkon vëmendjen dhe angazhim e të gjitha strukturave në përcaktimin e detyrave përkatëse sipas rolit dhe përgjegjësisë dhe sipas kontekstit të ngjarjes, në mënyrë që të minimizojmë çdo situatatë problematike në vijim.Në vazhdim Institucioni i Prefektit do të monitorojë në çdo kohë dhe periudhë të gjithë rastet emergjente që do të ndodhin në qarkun tonë si dhe do shtojë bashkëpunimin dhe kordinimin në bashkëpunim të ngushtë dhe me Degët Territoriale që ushtrojnë funksionin e tyre në Qark dhe Drejtorinë Vendore të Plocisë së Qarkut.