Sot më datë 01.04.2021 u zhvillua Analiza Vjetore e Punës së Task Forcës Vendore në Parandalimin e Kultivimit të Kanabisit për Vitin 2020 si dhe u përcaktuan detyrat për vitin 2021. Kjo analizë u drejtua nga Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto njëkohësisht dhe kryetar i saj ku ishin të pranishëm drejtues të strukturave kryesore të cilët kanë përgjegjësi në monitorimin dhe kontrollin e territorit të Qarkut Durrës.Në këtë analizë u evidentuan dhe u pasqyruan rezultatet dhe arritjet e përbashkëta në parandalimin, gjetjen dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëvë narkotike gjatë vitit 2020.Gjatë vitit 2020 janë evidentuar 116 raste të kultivimit të bimëvë narkotike kryesisht në territoret e Bashkisë Krujë. Janë proçeduar penalisht 46 autorë nga të cilët 22 janë arrestuar, 1 ndaluar, 12 ndiqen në gjëndje të lirë dhe 11 janë shpallur në kërkim. Janë asgjesuar 1656 ambjente nga të cilat 1641 janë ambjente publike dhe 15 janë ambjente private.Theksi kryesor në këtë analizë u vendos në detyrat e çdo institucioni për vitin 2021, në planin e përbashkët ndërinstitucional për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin, zbulimin dhe shkatërrimin e individëve apo grupeve aktive kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.Gjithashtu në këtë takim u shpalos Plani Anti Kanabis për vitin 2021, ku një rëndësi të veçantë do të ketë përfshirja e qytetarëve në proçesin e informimit përmes sensibilizimit, njëkohësisht u kërkua angazhim maksimal i Bashkive, Njësive Administrative, Kryepleqve si dhe të gjithë institucioneve që kanë detyrime ligjore në gjietjen dhe goditjen përfundimtare të këtij fenomeni.Motoja jonë mbetët: “Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit”