Takim mbi problematikat e hasura si dhe masat që duhet të merren për përmirësimin e punës në drejtim të parandalimit dhe luftës anti Covid -19 në Qarkun Durrës.

Sot më datë 08.02.2021 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Roland Nasto u zhvillua një takim ku ishin të pranishëm: Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Z.Indrit Cerloi, Drejtorja Rajonale e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Znj. Natasha Paço, Drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Znj.Aurora Hyka, Drejtori i AKU Z.Roni Shqopa, Drejtori Rajonal i Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Z.Bledar Voka, Zv/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës Z. Asllan Shyti.Ky takim kishte për qëllim raportimin nga drejtuesit e institucioneve të punës së bërë deri tani, problematikat e hasura si dhe masat që duhet të merren për përmirësimin e punës në drejtim të parandalimit dhe luftës anti Covid -19 në Qarkun Durrës. Në fjalën e tij Prefekti vuri theksin në situatën problematike të krijuar nga Covid -19 , në papërgjegjshmërinë, shkeljen e rregullave, mos respektimin e protokolleve dhe në mënyrë të veçantë kërkoj bashkëpunim midis institucioneve për rritjen e efektivitetit të punës, menaxhimin e situatës, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave dhe protokolleve të shëndetësisë duke u ndalur në detyra konkrete si: 1. Të rritet më shumë kërkesa ndaj subjekteve dhe individeve për zbatimin e masave anti Covid- 19.2. Prezencë e shtuar e Policisë së Shtetit në grupet e Task-Forcës.3. Zbatimi rigoroz i masave dhe rregullave anticovid dhe vemendje e shtuar në shkolla, biznese, fasoneri, call-Center, kafene, restorante, tregje, markete etj.4. Shtimi i kontrolleve nga grupet e Task-Forcës në oraret e pasdites dhe të mbremjes me prezencë të Policisë së Shtetit.Nga institucioni i Prefektit dhe Task- Forca Anti Covid do të monitorohet dhe kontrollohet në mënyre intensive zbatimi i masave, akteve normative, respektimi i protokolleve të shëndetësisë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19 në të gjithë territorin e Qarkut Durrës.Në Përfundim të takimit Prefekti i Qarkut Durrës i bën thirrje të gjithë banorëve të qarkut të mos neglizhojnë asnjë shënjë sëmundje dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin dhe gjurmimin e çdo simptome e më pas të vijojnë trajtimin ambulator në banesë. Nuk duhet për asnjë arsye ulja e vigjilencës por të zbatohen me përpikmëri rregullat anti Covid duke vendosur barierën mbrojtëse në çdo ambient, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancimin fizik, duke u kujdesur për higjenën vetjake për të bërë të mundur parandalimin dhe frenimin e Pandemisë Covid-19.