Analiza e punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës për vitin 2020.

Sot më datë 03.02.2021, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Roland Nasto u zhvillua analiza e punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës për vitin 2020, duke respektuar protokollin dhe masat e MSHMS. Në këtë analize morën pjesë, ZV / Ministri i Brendshem Z. Besfort Lamallari dhe Drejtorja e Drejtorisë për Çështjet Vendore dhe Prefekturat në Ministrinë e Brendshme në Znj Alma Mele.Prefekti i Qarkut përmes prezantimit të materialit të analizës vjetore pasqyroi në mënyrë të hollësishme veprimtarinë e kryer në realizmin e objektivave mbi implementimin dhe zbatimin e prioriteteve dhe politikave të Qeverisë në Qarkun Durrës.Sipas tij, puna e përditshme një vjeçare, ka konsistuar në ndërtimit e një marrdhënie bashkëpunimi reciprok si me Institucionet Qëndrore në Nivel Vendor ashtu edhe me Organet e Vetëqeverisjes Vendore, duke bashkërenduar gjithashtu veprimtaritë e tyre, me qëllim realizimin e objektivave qeverisëse, ruajtjen e rendit dhe sigurisë në qark, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj publikut, parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave, rritjen e sigurisë ushqimore, rritjen e nivelit të sigurisë në rrugë, ofrimin e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore cilësore si dhe monitorimin e çdo lloj veprimtarie dhe angazhimi tjetër për të cilat Institucioni i Prefektit është ngarkuar me ligj për të ndjekur.Gjatë analizës Prefekti në mënyrë te veçante nënvizoj sfidat e shumta me të cilat jemi përballur në këtë vit jo të zakontë, si dhe përpjekjet e administratës për tu dhënë zgjidhje me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal çdo problematike dhe vështirësie, duke filluar që nga pasojat e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019 si dhe menaxhimin e Pandemisë COVID-19. Institucioni i Prefektit, gjatë vitit 2020 ka qenë maksimalisht i angazhuar, ne periudhen postërmet dhe në luftën kundër Covid-19, duke luajtur një rol kryesor në menaxhimin e situatës dhe koordinimin e veprimeve me anë të mekanizmave Task-Forcë të krijuar në këtë kuadër. Gjithashtu, gjatë vitit 2020, krahas realizimit të detyrave sipas misionit dhe fushave të përgjegjësive të secilit sektor, rëndësi e veçantë i është dhënë funksionimit pranë tij, të strukturave dhe organizmave të përhershme dhe të përkohshme, me përbërje ndërinstitucionale me qëllim menaxhimin e problemeve dhe situatave të veçanta, duke u përpjekur për arritjen e zgjidhjeve konstruktive, të përbashkëta dhe gjithëpërfshirëse që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik e social , rindertimit dhe luftes anti COVID-19, në Qarkun Durrës. Në përfundim kjo analizë, nxorri në pah veprimtarinë e Institucionit të Prefektit për vitin 2020, ushtrimin e përgjegjësive të tij, mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve me institucionet qëndrore e vendore gjithashtu u vendosën dhe prioritet e punës për vitin 2021.Në përfundim analizen e përshendeti dhe Zv / Ministri z. B Lamallari i cili vlerësoi pozitivisht punën e institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës, vlerësoi arritjet gjatë këtij viti të vështirë duke e cilësuar si kompakte, të qëndrueshme dhe konstruktive administratën e këtij institucioni, gjë e cila ka kontribuar në rezultatet e qëndrueshme të tij.