Prefektura e Qarkut Durrës në gadishmëri të plotë.

Prefektura e Qarkut Durrës, është në gadishmëri të plotë dhe po monitoron nga afër situatën e krijuar në të gjithë territorin e qarkut si pasojë e reshjeve të rëna ditët e fundit, duke koordinuar punën më të gjithë Institucionet Vendore dhe Degët Territoriale.Në kuadër të monitorimeve, Prefekti i Qarkut së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës vijuan inspektimet në terren për të parë nga afër problematikat e krijuara nga rritja e nivelit të ujrave në tokat bujqësore në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri.Aktualisht, janë në gatishmëri të plotë të gjithë strukturat e emergjencave civile në Prefekturë dhe sektorët e emergjencave në çdo bashki të cilët do të vijojnë sistematikisht në terren 24 orë në shërbim të qytetarëve, për t’ju përgjigjur dhe për ti ofruar asistencën e nevojshme çdo banori që mund të ketë probleme për shkak të situatës së krijuar.