Takim me drejtuesit e Task Forcës Anti Covid-19.

Nisur nga situata e rënduar si pasojë e pandemisë Covid -19 në Qarkun Durrës, sot në datë 03.11.2020, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua një takim me drejtuesit e Task Forcës Anti Covid-19 të përbërë nga: Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektoriati i Mjedisit; Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe i Shërbimeve Shoqëore dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut.Ky takim kishte në fokus roportimin nga drejtuesit për punën e bërë deri tani mbi zbatimin e masave, akteve normative për respektimin e protokolleve të shëndetësisë në mbrojtje të qytetarëve për të bër të mundur parandalimin, monitorimin dhe reagimin ndaj përhapjes së Covid-19 në të gjithë territorin e Qarkut Durrës.Qarku i Durrësit për shkak të dendësisë së popullësisë në qëndrat e mëdha si Durrës, Krujë dhe Shijak përbën një risk real për shtimin e rasteve me Covid-19. Prefekti në këtë takim tërhoqi vëmëndjen për rishikimin e grafikut të kontrolleve sipas skemës (2+1) dy inspektor dhe një efektiv i Policisë së Shtetit, duke kërkuar që grafiku të mbulojë çdo objekt me risk në territor.Bashkëpunim midis institucioneve për rritjen e efektivitetit të punës.Menaxhimi i situatës duhet të jetë në nivelin e duhur, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave dhe protokolleve të shëndetësisë. Drejtuesit të ndjekin personalisht një pjesë të kontrollove në terren dhe në fund të çdo dite të raportohet për kontrollet, monitorimin dhe masat e marra. Gjithashtu në këtë takim u kërkua një kujdes i shtuar në mbajtjen e maskave dhe zbatimin e protokollit të sigurisë në pikat më sensitive të qarkut siç janë: shkollat, ndërmarjet fasone, Call-Centerat, kafenetë si dhe bar restorantet. Prefekti theksoi rëndësinë e koordinimit të planit të masave me Policinë e Shtetit, bashkëpunimin me strukturat e inspektoriateve për respektimin e masave anti Covid-19. Të intensifikohen kontrollet nga Policia e Shtetit për zbatimin e protokolleve të sigurisë, distancimi fizik, mbajtja e maskave në ambjente të hapura dhe të mbyllura si dhe monitorimin e personave të karantinuar në zbatim të aktit normativ të dalë nga Këshilli i Ministrave më datë 12.10.2020.Ky takim kishte si qëllim intensifikimin e mëtejshëm të punës së institucioneve pjesmarrëse në luftën kundër COVID-19 në zbatim të protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.