më datë 27.10.2020, Prefekti i Qarkut Durrës zhvilloi një takim pune me anëtarët e Task-Forcës për monitorimin, kontrollin, inspektimin e situatës së krijuar nga Covid-19. Në takim morën pjesë drejtuesit e ISHSH, NJVKSH , Drejtorisë AKU, N/ Drejtori i Policisë, dhe Inspektoriati i Punës. Në këtë takim u raportua dhe u diskutua mbi funksionimin e kësaj Task-force, dhe Urdhëri i Inspektoriatit të Përgjithshem, në luftën kundër pandemisë Covid-19 , në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.Në vijim të këtij takimi Prefekti kërkoj vëmendje dhe kujdes të shtuar për :-Monitorim dhe inspektim në shkallë Qarku nga Task-Forca objektet publike dhe subjektet private,-Minimizimin e grubullimeve në raste dasmash dhe ceremoni mortore,-Marrje dhënie informacioni në bashkëpunim mes institucioneve për qyetarë të infektuar me Covid-19,-Zbatimi i Aktit Normativ ndaj qytetarëve që nuk karantinohen kur janë të infektuar me Covid-19,-Personat e infektuar me Covid-19, fillimisht duhet të drejtohen të mjeku i familjes pastaj të ndjekin rrugën teknike dhe institucionale, duke zbatuar protokollin e shëndetësisë.-Marrja e masave për të gjitha ata qytetarë që nuk mbajnë maska në mjedise të hapura dhe të mbyllura sipas aktit normativ të dalë nga Këshilli i Ministrave më datë 12.10.2020.-Raportim i përditshëm për punën e bëre nga secili institucion .-Për Taskë-Forcën dhe anetarët e saj të vazhdoi planizimi sipas rajoneve dhe puna me dy turne si paradite dhe mbasdite.Kujdes i shtuar te jetë kontrolli i shkollave si për nxënësit dhe mësuesit.
19191 ndarjePëlqejKomentoNdaj