Në kuadër të muajit antitrafik, Tryeza Teknike organizoi aktivitetin sensibilizues me gra të komunitetit rom dhe egjiptian në Qendrën Komunitare Multifunksionale Nish Tulla

Sot në Qendrën Komunitare Multifunksionale Nish Tulla, në kuadër të muajit antitrafik, Tryeza Teknike organizoi aktivitetin sensibilizues me gra te komunitetit rom dhe egjiptian të kesaj zone.Qëllimi i takimit ishte sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi per fenomenin e trafikimit si dhe informimi i komunitetit në lidhje me mundësitë e punësimit.Takimin e hapi përfaqësusja e Prefekturës e cila bëri një përmbledhje të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, duke vënë theksin tek mundësitë që ka çdo person për të denoncuar trafikimin, ku duhet të drejtohet për të kërkuar ndihmë, cili është nr i telefonit, cilat janë shërbimet që marin dhe ndihmën dhe mbrojtjen që ofron shteti për këtë kategori.Më pas e mori fjalën përfaqësuesja e Zyrës Vendore të Punësimit , e cila pasqyroi para të pranishmëve shërbimet dhe mundësitë që ofrohen për punësimin e të gjithëve,vecanërisht grave. Gjithashtu në takim fjalën e mori dhe përfaqësuesi i Inspektoriatit të Punës i cili foli e sqaroi të pranishmit për mardhëniet e punës për sigurinë e shëndetin në punë. Në përfundim përfaqësuesja e Qendrës Komunitare Multifunksionale Nish Tulla informoi të pranishmit se ka patur dhe do të ketë mbështetje për hapje biznesi për banorët e kësaj zonë.