Festa e promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, natyrore, arsimore, si dhe panairi i produkteve ushqimore të zonës së Ishmit.

Prefekti i Qarkut Durrës ishte i pranishëm në Njësinë Administrative Ishëm ku u zhvillua festa e promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, natyrore, arsimore, si dhe panairi i produkteve ushqimore të kësaj zone. Aktiviteti u zhvillua në kalanë mesjetare dhe u organizua nën kujdesin e Shoqatës Ishmi dhe Bashkisë Durrës.Prefekti në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi organizatorët për këtë festë promovuese, vlerësoi vlerat e zonës së Ishmit si një zonë me vlera dhe tradita të çmuara si dhe punën që po bën Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Durrës në rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.Në Njësinë Administrative Ishëm do të ndërtohen 278 banesa individuale gjithashtu ka nisur puna për ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare Adem Gjeli në Gjuricaj dhe shkolla 9-vjeçare Xhelal Shtufi Shkafane, punë e cila po ecën mjaft mirë sipas planit të rindërtimit. Në fund të muajit Nëntor nxënësit e këtyre dy shkollave do të zhvillojnë mësim në mjedise të reja.Në përfundim të fjalës së tij përshëndetëse Prefekti i uroj pjesmarrësve t’ja kalojnë sa më bukur në këtë festë të trevës së Ishmit.