Mbledhje e Basenit Ujor Ishëm

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm zhvilloi sot më datë 23.09.2020 mbledhjen e rradhës ku ishin të pranishëm të 15- anëtarët përfaqësues të niveleve të larta drejtuese nga bashkitë Durrës,Tiranë, Vorë, Kamëz, Krujë; Degët Territoriale si dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Mbledhja u organizua sipas rendit të ditës ku fillimisht u parashtrua struktura dhe objektivat e dokumentit mbi çështjet sinjifikative të menaxhimit të ujit dhe më pas u kalua në çështjen e dytë të rendit të ditës në lidhje me miratimin e dy kërkesave të mëposhtëme:1.Kërkesë “Për miratimin e lejes për hapjen e një pusi shpimi”, për subjektin “Inter Ko Sakt” sh.p.k Rruga “Myslym Shyri” Bashkia Tiranë.2.Kërkesë “Për miratimin e lejes për përdorimin e një pusi shpimi për qëllime sanitare”, për subjektin “Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik” Bashkia Tiranë. Kërkesat për shfrytëzim të këtyre dy burimeve ujore nëntokësore u prezantuan nga Prefekti i Qarkut Durrës, të cilat më pas u shqyrtuan konform ligjit 111/2012 për “Menaxhimin e integruar të burimeve ujore” i ndryshuar dhe VKM-së nr.696 datë 30.10.2019 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kufijve territorialë, hidrografikë të baseneve ujore në Republikën e Shqipërisë dhe të përbërjes së këshillit të secilit prej tyre”.Organi kompetent për dhënien e lejes është Këshilli i Basenit ujor Ishëm, anëtarët e të cilit miratuan në unanimitet të plotë të dy projektvendimet e sipërpërmendura.Prefekti gjithashtu në fjalën e tij beri një panoramë të prioriteve mbi sistemimin dhe rehabilitimin në lumenjtë Ishëm Erzen që përshkrojnë qarkun tonë dhe nismave që janë marrë dhe do të ndërmeren nga qeveria.