Takim me Drejtoreshën e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Znj. Aurora Hyka

Ditën e sotme në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës në kuadër të hapjes së vitit të ri shkollor u zhvillua takimi me Drejtoreshën e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Znj. Aurora Hyka, në lidhje me paisjen e shkollave me personel shëndetësor dhe mbi menaxhimin dhe koordinimin sa më efikas të situatës së krijuar si pasojë e COVID -19 .Prefekti i Qarkut Durrës ashtu si deri më sot do të punojnë në mënyrë të vazhdueshme, për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve arsimore e shëndetësore, njësive të vetëqeverisjes vendore, policisë vendore, institucione të tjera dhe komunitetit për mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë vitit arsimor 2020-2021.