Mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Roland Nasto sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, ku ishin të pranishëm drejtues të Institucioneve Vendore si dhe Degëve Territoriale anetarë të ketij komiteti si dhe struktura të tjera mbështetëse mbi menenaxhimin e sezonit turistik veror 2020.Në fjalën e tij Prefekti e vuri theksin në këto pika kryesore:1. Vlerësimin dhe zbatimin e të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore, rregullave dheprotokolleve të sigurisë ndaj Covid 19 të dala nga Ministria e Shëndetësisë dheMirqënies Sociale si dhe Task Forca e ngritur për këtë qëllim.2.Vlerësim dhe angazhim i Stukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Migracionit, Policisë Bashkiake në lidhje me rendin dhe sigurinë në tërësi dhe në mënyrë specifike angazhim maksimal për ecurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik në qarkun tonë.3.Angazhim të strukturave Portuale (Autoritetit Portual, Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Kapitenerisë së Portit, Rregjistrit Detar, Drejtorisë së Doganave, AFTO-s etj në krikimin e të gjitha kushteve për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve dhe mjeteve që hyjnë dhe dalin në porti detar Durrës.4.Garantimin e ofrimit të shërbimit shëndetësor 24 orë në 24. 5.Vëmëndje të shtuar duhet të ketë Dr.R.Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të KujdesitShëndetësor realizoi si masë kryesore për një sezon turistik të sigurtë në bashkëpunim dheme strukturat e tjera të bëj vazhdimisht dezinfektimin e zonave turistike.6.Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës duhet të ketë gjithnjë në efiçensë Shërbimin eUrgjencës si dhe ofrimin e shërbimit në Qëndrat Shëndetësore verore.7.Sigurimi i furnizimit me energji elektrike 24 orë në 24 dhe furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë zonën turistike.8.Formalizimi sa më i shpejtë i stacioneve të plazhit sipas Vendimit të Këshillit të Ministratve Nr.424, datë 27.5.2020 “Për një shtesë në vendimin nr.171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.9.Ngritja e Task Forcës “Për monitorimin dhe kontrollin e masave për zbatimin e detyrimeve ligjore për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik veror” si dhe vazhdimi i kontrolleve dhe inspektimeve nga Task-Forca në kuadër të mos përhapjes së COVID-19 dhe zbatimit të protokolleve (kjo e fundit me pjesmarrjen e ISHSH si kryesore në bashkëpunim me AKU, Inspektoratin e Punës, dhe Policinë e Shtetit etj)Për të pasur një ecuri sa më të mirë dhe të sigurt të sezonit turisik veror kërkohet angazhimi i bashkive dhe në mënyrë specifike i të gjithë drejtorive mbështetëse.Duke filluar nga dita e nesërme DT 11.07.2020 fillon puna në terren e TASK – FORCËS “Për monitorimin dhe kontrollin e masave për zbatimin e detyrimeve ligjore për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik veror 2020.Nga të pranishmit u bë një panoramë e masave të marra në të njëjtën kohë u analizuan të gjitha problematikat e dala përgjatë sezonit të kaluar turistik.Në këtë takim nga ana e Prefektit u kërkua krijimi i urave të bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve të reja në funksion të garantimit të kushteve, sigurisë, qetësisë dhe standardeve të larta për çdo vizitor dhe turist!Në përfundim Prefekti konfirmoi ndarjen e detyrave si dhe u përcaktuan grupet e punës të cilët në ditët e ardhëshme do të vijojnë të kryejë kontrolle specifike në terren.