Takim mbi sigurine rrugore.

Në drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Roland Nasto sot u zhvillua një takim ku ishin të pranishëm N/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës për Rendin dhe Sigurinë Publike z.Agron Çeli, Drejtori i Policisë Bashkiake z.Vasip Çopa, Drejtori i Ndërmarrjes Rruga në Bashkinë Durrës z.Alion Hyska si dhe përfaqësuesi i Drejtorisë së Qëndrës së Autoritetit Rrugor Shqiptar. Qëllimi i këtij takimi ishte mbi nevojat për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës gjatë sezonit turistik veror 2020. Në takim u bë një panoramë e përgjithshme e të gjithë problematikave në të të gjithë akset rrugore në nivel qarku dhe në veçanti të atyre akseve rrugore me akses në zonat turistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, mirëmbajtjen, infrastrukturën rrugore dhe sinjalistikën.Prefekti në fjalën e tij theksoi koordinimin ndërinstitucional të strukturave të përfshira në prioritizimin e masave për sa i përket akseve rrugore dhe sigurinë e tyre me qëllim, menaxhimin e qarkullimit të mjeteve dhe parandalimin e aksidenteve, krijimin e infrastrukturës së domosdoshme me qëllim ofrimin e një sezoni turistik sa me cilësor.Vëmëndja u përqëndrua kryesisht në akset rrugore “Mbikalimi i Shkozetit- Plepa”; Segmenti Rrugor- Ura e Dajlanit-Plepa (plazh) dhe nënkalimi Ura e Dajlanit; Plepa-Ndroq (Tiranë); segmenti rrugor Kamerras -Manëz e vjetër; segmenti rrugor – rruga dytësore Plepa Golem; aksi rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit; segmenti rrugor-hotel Vollga-Currila; aksi rrugor Durrës-Porto Romane.Në këtë takim u lanë detyra konkrete për të gjithë strukturat e pranishme si dhe u percaktuan të zhvillohen takime të tjera për të parë ecurinë e detyrave të lëna.Prefekti z. Nasto la detyrë për marrje masash në drejtim të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë si dhe mjeteve të furnizimit të subjekteve që të kryhen në orët e natës gjatë periudhës së sezonit turistik veror.Në kakim u trajtuan edhe dy çështje të rëndësishme siç janë fenomeni i lypsërisë, si dhe ndotja akustike, për të cilën Prefekti i Qarkut z. Nasto kërkoj koordinim dhe bashkëpunim ndërinstitucional për menaxhimin sa më me efikasitet të këtyre problematikave.