Nën drejtimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi u zhvillua një takim me qëllim analizimin e situatës aktuale të plazheve, zbatimin e VKM-ve dhe Akteve Ligjore në fuqi, diskutimin e problematikave të ngritura mbi menaxhimin e vijës bregdetare dhe rregullave që duhen zbatuar për një sezon turistik të pastër dhe të sigurt.Në takim morën pjesë Kryetarja në detyrë e Bashkisë Durrës Znj.Emiriana Sako, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës Z. Lorenc Shehu, Drejtori i AKB Z.Ledion Lako, përfaqësues të Policisë së Shtetit, Bashkisë Durrës dhe MTM.Në fund të takimit u dhanë udhëzimet përkatëse për zgjidhjen e problematikave konform e VKM-ve dhe Akteve Ligjore në fuqi.