Në kuadër të marrjes së masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së sëmundjes virale të Corona-Virus, Prefekti i qarkut Durrës ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtues të Institucioneve shëndetësore në Qark ku ishin të pranishëm: Dr Rajonale e SRD Znj.Nadire Jani, Dr e FSDKSH Znj.Natasha Paço, Dr i Mjedisit në APD Z.Florjan Myshketa si dhe Drejtues të qëndrave shëndetësore në lidhje me menaxhimin, kontrollin, mbrojtjen, dhe përforcimin e masave për parandalimin e depërtimit të Corona-virusit COVID-19 në qarkun tonë.
Pas evidentimit të gjëndjes së jashtëzakoncme të Corona- Virusit në Itali, jemi të detyruar të rishikojmë dhe të përforcojmë dhe një herë masat tona në të gjithë aspektet e sistemit shëndetësor, u shpreh Prefekti në fjalën e tij .
Në terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit janë marrë të gjitha masat, është dyfishuar personeli mjekësor, është bërë e mundur rritja e vizibilitetit të mesazheve për të dhënë më shumë informacion qytetareve në rastin e shfqaqies së ndonjë shenje klinike.
Personeli shëndetësor i vendosur në këtë pikë është i pajisur me gjithë mjetet e nevojshme si: maska mbrojtëse respiratore, termometra digjital, medikamente, skeda individuale për dokumentimin e të gjithë personave që hyjnë në Durrës nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH përmes këtij Terminali.
Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale në port si dhe në të gjith strukturat shëndetësore spitalore, për të rritur kontrollin dhe për të bërë të mundur parandalimin e depërtimit të koronavirusit në vëndin tonë.
Institucioni i Prefektit REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.