Në kuadër të marrjes së masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së sëmundjes virale të Corona-Virus, Prefekti i qarkut Durrës ka kryer ditën e sotme një kontroll pune në lidhje me menaxhimin e integruar që po bëhet në terminalin AFTO të pasgjerëve në Portin e Durrësit prej personelit shëndetësor kundrejt personave që hyjnë në durrës përmes transportit detar.
Konkretisht, prej Prefektit të qarkut z. Roland Nasto dhe Drejtorit të APD Z. Pirro Vengu u inspektua nga afër puna dhe procedurat standarde që kryhen ndaj qytetarëve përpara hyrjes në vendin tonë, me qëllim identifikimin e rasteve të mundshme të prekura nga Corona-Virus.
Personeli shëndetësor i vendosur në këtë pikë është i pajisur me gjithë mjetet e nevojshme si: maska mbrojtëse respiratore, termometra digjital, medikamente, skeda individuale për dokumentimin e çdo personi që kalon në këtë pikë doganore .
Në vijimësi të këtij procesi u inspektuan gjithashtu edhe struktura të tjera si ndërtesa e karantinës e cila ishte paisur me personel dhe dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të përballuar çdo rast e situatë emergjente.