Në ambientet e Prefekturës së Qarkut Durrës një ekip nga UNOCHA UN Humanitarian – OCHA Organizate e OKB e përfaqësuar nga z.Trond Huzby dhe Samy Cecchin nga ekipi i ECHO (Komisioni Europian) u pritën nga Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto.
Qëllimi i takimit ishte njohja me situatën pas tërmetit dhe identifikimi i nevojave imediate prioritare për ndihma humanitare. Në këtë kuadër Prefekti bëri një pasqyrim të detajuar të situatës dhe të ecurisë së proçesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të datës 26 Nëntor, si dhe i falenderoj ata për solidaritetin e treguar, ndihmën e çmuar, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm kintributin e tyre në këto momente të vështira për qarkun tonë.
Ky ekip po vijon të mbështesë përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 Nëntorit që goditi qarkun tonë, duke ndihmuar në koordinimin dhe vlerësimin e nevojave imediate, grumbullimin e të dhënave për të përshpejtuar marjen e masave dhe dhënien e ndihmës aty ku ka më shumë nevojë.
Pas prezantimit të misonit të tyre perfaqësuesit e UNOCHA dhe ECHO vijuan inspektimet në bashkitë e Qarkut Durrës duke u angazhuar në kryerjen e një vlerësimi gjithëpërfshirës të nevojave për ndihma humanitare.
Në këtë kuadër Institucioni i Prefektit ka hartuar dokumentacionin e vlerësimit të nevojave, i cili iu shpërnda anëtarëve në mënyrë që të kemi një proces të rregullt dhe të saktë.