Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Roland NASTO u realizua mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në kuadër të Analizimit të situatës së përfundimit të sezonit turistik 2019.
Në këtë takim ishin të pranishëm Zv Ministria e Brendshme Znj. Rovena Voda, Kryetarja e Bashkisë Durrës Znj.Valbona Sako, Nën Kryetarët e bashkive Shijak dhe Krujë, Drejtues të Degëve Territoriale që veprojnë në qark anëtarë të këtij Komiteti operatorë turistik etj.
Në këtë takim u bë analiza e sezonit turistik veror 2019, u paraqitën rezultatet konkrete në fushën e turizmit, u analizuan arritjet dhe problematikat nga të gjithë Institucionet, degët territoriale që ofrojnë shërbime në drejtim të turizmit.
Prefekti në fjalën e tij theksoi se ky viti ishte një përvojë e suksesshme e bashkëpunimit mes strukturave të administratës shtetërore dhe vendore , falë të cilëve u sigurua një sezon turistik i suksesshëm me tregues të kënaqshëm.
Institucioni i Prefektit ka vijuar përgjatë gjithë sezonit turistik që lamë pas të koordinojnë punën mes të gjith strukturave qoftë atyre të pushtetit qendror, apo vendor në mënyrë që reagimi dhe veprimi të ishte një i tërë. Një element mjaft i rëndësishëm për sezonin turistik ka qënë dhe ngritja e Task Forcës Vendore nga Institucioni i Prefektit “Për monitorimin dhe kontrollin e masave mbi zbatimin e detyrimeve ligjore për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik 2019” ,kjo në zbatim të plotë të Urdhërit të Kryeministrit nr 65 datë 01.04.2019 .
Sezoni turistik veror që lamë pas ka qenë i suksesshëm në bazë të statistikave dhe shifrave zyrtare, treguesve të tjerë që bëjnë vlerësimin në këtë fushë.
Këto shifra janë inkurajuese dhe
rikonfirmormojne turzimin si nxitësin kryesor të rritjes së ekonomisë, si një sektor me ndikim të madh social dhe ekonomik i cili ka ndryshuar pozitivisht strukturën ekonomike në qarkun e Durrësit, duke ndikuar në krijimin e një tregu pune tërheqës, të qëndrueshëm, konkurues me të ardhura të konsiderueshme duke kontribuar keshtu në zhvillimin social dhe ekonomik jo vetëm në qark por dhe në vend.
Në përfundim të takimit u diskutuan problematikat si dhe u lanë detyra konkrete për t’u realizuar në sezonin e ardhshëm turistik 2020 duke vendosur theksin në përmirësimin dhe zgjidhjen e problemeve të evidentuara gjatë sezonit turistik 2019.
Gjithashtu në këtë takim u prezantuan drejtorët e rinj në detyrë, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Vendore të Policisë Kryekomisar Lorenc Shehu, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës Z.Pirro Vengu, Drejtori i AKU Durrës Z.Manush Kullolli dhe Drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor Z. Kreshnik Ternova.