Gëzuar 75-vjetorin e Çlirimit!
Sot në Mauzoleumin e Dëshmorëve u përkujtua 14 Nëntori i vitit 1944 , dita e çlirimit të qytetit të Durrësit nga pushtuesit Nazi-Fashistë.
Në aktivitet morën pjesë Zv Kryeministri Z. Erion Braçe,Prefekti i Qarkut z.Roland Nasto, Kryetarja e Bashkisë Durrës z.Valbona Sako, Drejtues të Degëve Territoriale qytetarë e veteranë të qytetit të Durrësit etj,
Në një ditë të shënuar si kjo, ne përkulemi me nderim të thellë para veprës së dëshmorëve që nuk kursyen as jetën për çlirimin e atdheut.
Durrësi, Kruja, Shijaku, Ishmi, Maminasi e Gjepalaj e kanë shkruar me gërma të mëdha emrin e tyre në librin e historisë. Qarku ynë ka nënshkruar në këtë libër me gjakun e 274 dëshmorëve të rënë në luftë dhe me sakrificat e mijra të tjerëve, që u rreshtuan në brigadat partizane.
Në këtë shekull të ri, Durrësi 3000-vjeçar mbetet qyteti përfaqësues i Shqipërisë që synon integrimin europian dhe jep shembullin e një qyteti me traditë mijëvjecare.
Aktivitetet vazhduan në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” stafi i shkollës së mesme artistike Jan Kukuzeli, dhe Qëndra Kulturore e Fëmijëvë dhanë për të ftuarit një koncert artistik.