Për këtë qëllim sot në Instritucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua një takim ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Nënkryetarë të bashkive Durrës, Shijak si dhe Administratorët e njësive Administrative pranë këtyre Bashkive.
Pas verifikimeve dhe vleresimit në terren nga grupet e punës të cilët kanë hartuar e dosjet me dokumentacionin përkatës të familjeve të dëmtuara, tashmë do të kalohet në fazën tjetër atë të rikuperimit dhe rindërtimit të banesave të cilat janë shpallur të pabanueshme.
Në Takim u përcaktuan detyra konkrete, mbi verifikimin dhe rakordimin e ecurisë së proçedurave që do të ndiqen nga institucionet përgjegjëse dhe strukturat përkatëse, me qëllim minimizimin e pasojave të shkaktuara tek familjet të cilat janë në kushte pabanueshmërie.
Prefekti ka ndjekur dhe po ndjek me përparësi gjendjen dhe ecurinë për rindërtimin e banesave të cilat janë shpalluar të pabanuara me synim që githçka të përfundojë në afat.
Ndërkohë që për ata qytetarë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’i rindërtuar vetë shtëpitë e tyre, po merren masa për thjeshtimin e procedurave.