Prefekti i Qarkut Durrës mori pjesë sot në mbledhjen e organizuar në Njësinë Administrative Fushe Krujë me rastin e zhvillimit të stërvitjes “Joint Reaction – 19” e cila është një stërvitje e asistuar me kompjuter që konsiston në improvizimin e rasteve të fatkeqësive natyrore. Kjo stërvitje është iniciuar nga Iniciativa e vendeve A5(SHBA, Shqiperi,Croaci,Maqedoni,Bosnje, Mal i Zi) me mbeshtetjen e Ministrisë Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Krujë Z.Artur Bushi, Zv.Prefekti Z.Ismail Dani, Komisioni i Përballimit të Emregjencave Civile dhe Krizave në Bashkinë Krujë si dhe specialistë të EC nga Prefektura Durrës.
Qëllimi i këtij takimi është:
➡️ Njohja e pjesmarrësve me skenarin e improvizuar, rasti “një tërmeti i fuqishëm”situatë kjo që kërkon një përgjigje gjthpërfshirëse në kohë reale, ndërmarjen e veprimeve thelbësore që kërkohen gjatë fazës së reagimit në ciklin e menaxhimit emergjent.
➡️ Aftesimi i strukturave të Emergjencave Civile,zhvillimi i kapaciteteve reaguese për menaxhimin e operacioneve të kërkim shpëtimit për të ndjekur dhe zbatuar me rigorozitet ligjin e EC si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet partnereve rajonal të Gadishullit të Ballkanit A5 dhe Komandës Amerikane në Europe për një përgjigje gjithpërfshirese Rajonale në përballimin efiçent të fatkeqësive natyrore.