Për ndërtimin e mbikalimit të Fllakës

Duke u nisur nga kërkesat dhe interesi i lartë publik i komunitetit të biznesit dhe banorëvë të zonës “Për ndërtimin e mbikalimit të Fllakës” dhe për standartet që ofron autostrada Tiranë-Durrës në drejtim të sigurisë në këtë segment rrugor në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës për këtë qëllim sot u zhvillua një takim ku ishin të pranishëm Kryetarja e Bashkisë Durrrës, Kryetari i Bashkisë Shijak, Ekipi teknik i inxhinierëve të ARSH si dhe prfaqësues nga biznesi dhe komuniteti i banorëve të zonës.


Tashmë në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është pranuar dhe miratuar projekti dhe mënyra e financimit me fondet e biznesit privat nga ku parashikohet ndërveprimi me mbikalimin autostradal dhe ndërtimi i korsive të ngadalësimit.

Miratimi i këtij projekti krijon akses në autostradën Tiranë – Durrës jo vetëm për bizneset e zonës industriale në të dy drejtimet e aksit, por edhe për komunitetin e banorëve që jetojnë në këtë zonë. Ky projekt mundëson ndihmesën e mbi 100 bizneseve dhe popullsinë në të dy anet e rrugës.

Nga diskutimi në fund të takimit u lanë detyrat përkatese në drejtim të zbatimit të ligjit të ARSH, evidentimi i objekteve të ligjshme brenda rrezes së punimeve, paraqitja e marrëveshjes së biznesit, si dhe të bëhet piketimi i projektit në terren nga firma që do të ndjek punimet.