akim mbi marrjen e masave parandaluese në drejtim të Emergjencave Civile gjatë sezonit të shirave si dhe analizimi i gadishmërisë për të paraprirë çdo situatë emergjente përmbytjeje që mund të krijohet në qark.
Duke qënë se jemi në sezonin e vjeshtës i cili pasohet nga kushte klimatike jo të favorshme dhe në përgjigje të nevojës për përmirësim të aftësive në përballimin e situatave emergjente, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u organizua një takim ku morën pjesë përfaqësues të Emergjencave Civile nga tre bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë e Degët Territoriale përkatese Ndërmarja Rruga e Bordi i Ujitjes dhe Kullimit të cilët lidhen drejtpërdrejt me përballimin e situatave emergjente në Qark.
Me gjithë përmirësimet në kapacitetet e institucioneve shtetërore dhe vendore të përfshira, përvoja e deritanishme e menaxhimit të emergjencave civile ka evidentuar vështirësinë e koordinimit të gjithë aktorëve të përfshirë.
Në këtë drejtim nga ana e Prefektit u përcaktuan detyra konkrete dhe u kerkua:
Një paraqitje e mundshme e situates së lumenjve Ishëm dhe Erzen, rishikimi gjëndjes së tyre aktuale, sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i popullatës për çdo rrerzik të mundshëm si dhe marja e masave parandaluese dhe përgatitore për të përballuar pa pasoja të gjitha situatat e emergjente që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe dimërore.
Informacion i herë pas hershëm dhe i standartizuar në kohë reale për çdo situatë problematike që mund të krijohet në Njësitë Administrative ose Bashki për të bërë të mundur gjetjen e zgjidhjeve institucionale sa më të shpejta dhe efektive për dhënien ndihmës së duhur.
Rishikimi i kapaciteteve dhe analizimi i gjendjes ku jemi në drejtim të gadishmërisë së potencialeve njerëzore, mjeteve të domosdoshme si dhe evidentimi i pikave të dobta për të marre masat e nevojshme sipas kontekstit të ngjarjes.
Fortësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve si Prefekturë-Bashki-Njësi Administrative si dhe mardhëniet me Policinë dhe Degët Territoriale të cilët kanë detyrimin ligjor për të dhënë ndihmën e tyre në drejtim të Emergjencave Civile.
Një pikë tjetër e rëndesishme ku Prefekti u ndal e cila kërkon një vëmëndje të veçante janë problematikat që paraqesin rezervuarët dhe ujëmbledhesit që disponojnë në teritorin e tyre Njësitë Administrative.
U lanë detyra për marjen e masave, monitorimin dhe mbajtjen e tyre në kontroll të vazhdueshëm për periudhën në vijim të gjitha këto në interes të fuqizimit të sistemit të përgjithshëm të reagimit, rritjes së afësive institucionale për të bërë të mundur përballimit me efiçensë të çdo situate rreziku që mund të na paraqitet dhe për të përmisuar vazhdimisht punën e përbashkët.
Në përfundim të këtij takimi Prefekti theksoj se Sektori i Emergjencave Civile kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjitha strukturave në sipas rolit dhe përgjegjësisë dhe sipas kontekstit të ngjarjes.
Institucioni i Prefektit do të monitorojë në çdo kohë dhe periudhë të gjithë rastet emergjente që mund të ndodhin në qarkun tonë si dhe do shtojë bashkëpunimin dhe kordinimin në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë strukturat që ushtrojnë funksionin e tyre në Qark.