Në kuadër të menaxhimit të situatës emergjente të krijuar nga tërmeti i datës 21 shtator, Prefekti i Qarkut Durrës së bashku me Ministren e Mbrojtjes Znj. Olta Xhaçka vizituan banorët e prekur nga tërmeti të cilët janë vendosur në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes për t’u njohur nga afër mbi problemet dhe nevojat që kishte secila nga familjet e prekura nga pasojat e këtij tërmeti.
Falë organizimit e përkushtimit total të strukturave të MM dhe MB janë marrë të gjitha masat dhe familjeve u është dhënë ndihma e menjëhershme në strehim, ushqim e veshmbathje.
Familjet do të kenë të gjithë kujdesin e nevojshëm deri në normalizimin e gjëndjes dhe gjetjen e zgjidhjes për banesat e tyre të dëmtuara.
E gjithë vëmendja dhe përkushtimi i të gjithë strukturave shtetërore dhe vendore shkon për familjet e prekura nga tërmeti.