Në kuadër të sezonit turistik 2019 , Prefekti i Qarkut Durrës ka zhvilluar mëngjesin e sotëm takimin me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, strukturat e Bashkisë Durrës, pjesë të Task-Forcës Vendore për sigurinë në zonat bregdetare me qëllim ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për secilin, për të bërë të mundur monitorimin e situatës dhe kontrollin e masave të marra nga subjektet në zonat bregdetare në zbatim të VKM-së nr,171 datë 27.03.2019 “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” Dhe VKM-së nr, 321 datë 28.05.2014 “Për ushtrimin e veprimtarive të sporteve ujore”.
Në takim u dhanë orientime për inspektimin dhe kontrollin e subjekteve që operojnë në zonën bregdetare në zbatim të kushtevë dhe kritereve të përcaktuara.
‘’Task-Forca’’ sot do të vijoj të kryejë inspektimin e parë në terren, në përputhje me planin e veprimit të hartuar në bazë të akteve ligjore në fuqi, duke informuar dhe ndërgjegjësuar subjektet në poltësimin e kritereve ligjore në funksion të stacioneve të plazhit, vendbazimit të motorrave të ujit kullat e vrojtimit, sinjalistikën bregdetare për të garantuar me kushte konkrete jetën e qytetarëve.
Task Forca do të inspektoj zonat bregdetare 2 herë në javë si dhe do të raportoj me shkrim çdo javë mbi kontrollet e ushtruara dhe masat e marra në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore.
Gjithashtu kjo Task-Forcë do të mblidhet çdo 2 javë pranë Prefektit për të raportuar, diskutuar dhe dhënë zgjidhje problematikave që do të dalin në vazhdimësi.
Në përfundim Prefekti theksoi se ky aksion është aktualisht në fazën e parë të tij atë të sensibilizimit dhe parandalimit nëpërmjet komponentit të këshillimit, për të paraprirë më pas në fazat e tjera të tij, të vënies para përgjegjësisë ligjore çdo shkelës të ligjit.