Takim i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit

Ditën e martë me datë 21.05.2019 ora 10:00  në  Ambjentet e Hotel Adriatik nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Roland Nasto u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Në këtë takim ishin të pranishëm: Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Vangjush Dako,  Drejtues të Degëve Territoriale të Qarkut, Sipërmarrës, Akademikë, Operatorë Turistik etj.

Pas hapjes se takimit nga Prefekti i Qarkut Durrës u bë prezantimi i materialit nga ana e tij mbi veprimtarinë e deritanishme, masat e marra, problematikat e hasura nga sezoni  i kaluar si dhe detyrat që do të ndiqen në vazhdimësi për mbarvajtjen e sezonit turistik veror 2019.

Ky takim vjen pas një pune përgatitore me takime inspektime e verifikime në terren në drejtim të shërbimeve dhe infrastukturës së nevojshme  të ofruar  nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë Komitet.  Takim pati pjesmarrje të kënaqshme të antareve të cilët diskutuan në lidhje me punën e bërë, detyrimet që Institucionet e tyre kanë për periudhen në vazhdim si dhe mbi krijimin e urave të bashkëpunimit ndërinstitucional për çdo problematikë apo situate në funksion të një menaxhimi sa më të mirë të sezonit turistik 2019.

Ministri Klosi vlerësoj këtë takim si një shenjë pozitive e ndërveprimit mes të gjithë aktorëve të përfshirë drejt një objektivi kryesor  atë të një sezoni të mbarë si për turistët, ashtu edhe për çdo qytetar e sipërmarrës.

Në këtë takim Kryetari i bashkisë z.Dako nënvizoj se Bashkia e Durrësit i ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Të gjitha ndërmarrjet e varësisë dhe infrastruktura përkatëse janë në dispozicion për çdo nevojë dhe problematikë të hasur. Burimet njerëzore kanë qenë në krye të detyrës dhe besojmë se do të arrijmë sukses edhe këtë sezon turistik.

Në përfundim  nga Prefekti u  prezantuan Plani i Veprimit të Task Forcës për menaxhimin e sezonit turistik veror, objektivat e punës dhe çfarë kërkohet për 2019 në zbatim të akteve ligjore në mënyrë që të krijojmë jo vetëm klimën e duhur për një turizëm bashkëkohor dhe të standartizuar, por në të njëtën kohë të krijojmë mundësinë që sektori i turizmit të shërbejë si një nxitës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik për qarkun tonë dhe më gjerë.