Prefekti i Qarkut Durrës z.Roland Nasto zhvilloj një takim me anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe Tryezës Teknike, si dhe aktorë të tjerë antitrafik të qarkut tonë me temë Veprimtaria e KRAT Durrës për 3-mujorin e parë 2019.
Prefekti e hapi këtë takim duke falenderuar të gjithë strukturat për angazhimin dhe përkushtimin në veprimtarinë e tyre gjithashtu bëri një përmbledhje dhe një analizë të hollësishme të punës së KRAT deri më tani duke përcaktuar detyrat, përpjekjet e vazhdushme që janë bërë nga të gjitha strukturat antare në luftën për trafikimin e personave veçanërisht duke u fokusuar tek faktorët specifikë të qarkut tonë që çojne në trafikimin e personave, problematikat kryesore që janë ngritur në takimet e tryezës teknike, aktivitetet kryesore të zhvilluara gjatë kësaj periudhe si dhe sfidat për të ardhmen.
Në pjesën e dytë të këtij takimi u zhvilluan diskutime rreth identifikimit të viktimave të trafikimit, rolit të institucioneve në sensibilizimin dhe parandalimin e trafikimit etj. Të pranishmit diskutuan për problematikat e tyre por dhe për masat e mara për realizimin me sukses të aktiviteteve.
Në përfundim Prefekti theksoi nevojën e bashkëpunimit midis institucioneve për referimin dhe zgjidhjen e rasteve, domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Policisë, Bashkisë, Shërbimit Social dhe të gjithë OJF-ve për të përballuar numrin e fëmijëve në situatë rruge, i cili në prag të sezonit turistik sa vjen e rritet.
Të gjitha arritjet në fushën e trafikimit dhe progresi i bërë në këtë drejtim kanë pasur dhe do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të Institucionit të Prefektit, i cili i ka vendosur masat kundër trafikimit të personave si një nga prioritetet e punës së tij.