Situata e pazakontë me zjarret gjate muajit Mars mblodhi në një takim urgjent Komisionin e Emergjencave Civile.

Sot në datë 05.04.2019. Në institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës nën kujdesin e Prefektit të Qarkut u zhvillua një takim ku ishin të pranshëm, përfaqësues të Bashkisë Durrës, Shijak e Krujë, specialistë të sektorit të Emergjencave Civile në këto bashki, Administratorët e njësive Administrative Maminas, Gjepalaj, Manëz, Ishëm, Katund i Ri, Rrashbull, Sukth, përfaqësues të Policisë së Qarkut, Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Sektorit të Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit, përfaqësues të Policisë Pyjore etj.

Ky takim vjen duke marre shkas nga situata e pazakontë  dhe e renduar me zjarrvenie të qëllimshe në pjesë të ndryshme të territorit të qarkut gjatë muajit Mars. Në muajin Mars në qarkun e Durrësit janë kryer mbi 60 ndërhyrje operacionale kryesisht në pyje, kullota, banesa dhe automjete. Thuajse në të gjitha rastet zjarret janë shkaktuar nga dora e njeriut, duke sjellë pasoja të rënda si në mjedis ashtu edhe në ekonomi. Në këtë takim Prefekti kërkoj marrjen e masave nga Bashkitë, Njësitë Administrative, strukturat e shërbimit të MZSH, Policia vendore, Inspektorët e policisë së zonës, Inspektoriati i Pyjeve, Kryepleqtë etj… për organizimin, parandalimin e zjarreve dhe rritjen e aftësive drejtuese për reagimin e menjëhershëm, në bashkëpunimin dhe me institucionet dhe strukturat e tjera të Qarkut për përballimin e situatës së rënduar të rënies së zjarreve në qark.

Kjo situate eshtë e pa shpjegueshme e si rrjelloje kerkohet nga Bashkite dhe nga Njësite Administrative një bashkepunim me Policine e Shtetit me kontrolle dhe inspektime për ti paraprirë çdo ngjarje të kundraligjshme. Të gjithve se bashku na del si detyrë  ti dalim zot kësaj situate prandaj kërkohet nga ana juaj një angazhim maksimal ndërinstitucional i të gjithë strukturave ligjzbatuese që ushtrojnë detyrën në terren për sensibilizimin e popullsisë, komunitetit e mbarë opinionit për parandalimin e zjarreve.  Në mënyrë të veçantë indentifikimin e zjarreve dhe personave zjarrvënës për ti vënë përpara përgjisisë ligjore në bashkëpunim me grupin hetimor te policisë duke monitoruar territorin, bashkërenduar punën dhe ndërhyre në kohë dhe shpejtësi për çdo ngjarje emergjente që mund të krijohet.

Në perfundim Prefekti  la  detyrë  Bashkive, Njesive Administrative, Stacionet MZSH-s, Policisë, Kryepleqve, Inspektoriatit të Pyjeve të bëjnë  një vlerësim të situates pasi  roli juaj është i rëndësishëm dhe vendimtar, në sensibilizimin dhe ndjekjen  në kohë të marrjes së informacionit në fazën fillestare të konstatimit të vatrës së zjarrit deri në shuarjen e saj.