Në datën 15/03/2019 Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto priti në një takim kortezie komandantin e nëndetëses turke, TCG GÜR S-357 Kolonel Tahir Tan Ince në takim ishin të pranishëm dhe Atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në Shqipëri Kolonel Şakir Cumhur Somer, përfaqësues të Shtabit të Forcës Detare të Shqipërisë, ushtarakë turq dhe shqiptarë. Nëndetësja turke TCG GÜR S-357 ka mbërritur në Portin e Durrësit dt 14.03.2019 dhe do të qëndrojë e ankoruar në Durrës deri më dt 18.03.2019. Kjo vizitë vjen në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Shqipërisë me synim thellimin e mardhënieve në fushën ushtarake mes dy vendeve në të ardhmen.
Gjatë këtij takimi u diskutuar çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ushtarak si dhe miqësinë që ekziston midis popullit shqiptar dhe atij turk. Prefekti i Qarkut pasi i shprehu mirëseardhjen në Durrës ushtarakëve të kësaj nëndetëse, i njohu ata me vlerat dhe resurset e shumta që ofron Qarku i Durrësit në të gjitha fushat. Gjithashtu Prefekti bëri edhe një paraqitje të shkurtër të vlerave të rralla historike, arkeologjike por edhe ushtarake që ka Qarku ynë. Prefekti i Qarkut si dhe Komandanti i anijes turke TCG GÜR S-357 shkëmbyen edhe dhuratat e rastit.
Më pas komandanti dhe oficerët e tjerë zhvilluan vizita në institucionet të qytetit, si Bashkia Durrës dhe Këshilli i Qarkut.