Sot në datë 06.03.2019. Në institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës nën kujdesin e Prefektit të Qarkut u zhvillua një takim në kuadër të sensibilizimit të komunitetit në drejtim të parandalimit dhe kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2019.
Në këtë takim morën pjesë: Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Zj Aida Hajnaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale Z. Tonin Vocaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës Z.Alfred Çepe, përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë, përfaqësues nga Institucionet anëtarë të Task-Forcës Vendore Anti Kanabis si dhe përfaqësues nga Bashkitë e Degët Territoriale të Qarkut Durrës .
Në fjalën e tij Prefekti kërkoj bashkëpunim ndërinsitucianal, koordinim dhe intensifikim të informimit nga të gjithë strukturat ligjzbatuese sipas detyrimit, përgjegjësisë dhe teritorit që mbulon secili, me qëllim marjen e masave të duhura në kohë për parandalimin dhe zhdukjen e plotë të këtij fenomeni i cili konsiderohet një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare. Sensibilizimi i komuniteti përmes bashkëveprimit të gjithë organeve të administratës shtetërore, Arsimit, Shëndetësisë etj me qëllim që të gjithë të bëhen pjesë e kësaj sfide.
Drejtori i Drejtorisë Vendorë të Policisë prezantoi punën e bërë dhe masat e marra nga strukturat e DVP për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë krimianle të kultivimit të bimëve narkotike, duke permendur si masat sensibilizuese, ashtu edhe masat operacionale.
Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkoi nga të pranishmit të informojnë për të gjitha rastet, të vlerësohet shkëmbimi i informacionit. Zj Hajnaj e ngriti çështjen duke u fokusuar tek përgjegjësitë që duhet të mbajë secili institucion, duke u ndalur që tek Dogana në kontrollet për farat, pesticidet e gjithçka tjetër që nevojitet për kultivimin e kanabisit.
Ndërgjegjesimi dhe sensibilizimi i komunitetit për dëmet që sjell kanabisi është një punë që duhet të bëhet nga të gjithë ku pa dyshim një rol të rendesishëm kanë dhe mediat.
Në fund të këtij takimi, pasi u evidentuan rezultatet e problematikat, u la si detyrë që të punohet me të njëjtin intensitet me qëllim eliminimin e plotë të këtij fenomeni.