Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës sot Dt 30.01.2019 u organizua një takim ku morën pjesë përfaqësues të Emergjencave Civile nga tre bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë si dhe nga Njesitë Administrative përkatese të cilët lidhen drejtpërdrejt me përballimin e situatave emergjente në Qark.
Në këtë takim Prefekti i Qarkut Durrës z. Nasto, nënvizoj faktin që të gjithë strukturat duhet të veprojnë në zbatim të ligjeve ne fuqi në drejtim të marrjes së masave totale.
Në mënyrë të veçantë në këtë takim u përcaktuan detyra konkrete dhe u kerkua:
- Informacion i herë pas hershëm në kohë reale për çdo situatë problematike që mund të krijohet në Njësitë Administrative ose Bashki për të bërë të mundur gjetjen e zgjidhjeve institucionale sa më të shpejta dhe efektive për të dhënë ndihmën e duhur.
- Institucioni i Prefektit nëpërmjet zyrës së Emergjencave Civile do të kontrollojë planet e gadishmërisë për çdo Bashki dhe Njësi Admnistrative, përditësimin e këtyre planeve në të cilat duhet të evidentohen saktësisht kapacitetet dhe resurset që disponon çdo bashki në teritorin e saj duke përfshirë këtu edhe kapacitetet në sektorin privat.
- Rishikimi i kapaciteteve dhe analizimi i gjendjes ku jemi në drejtim të gadishmërisë së potencialeve njerëzore, mjeteve të domosdoshme si dhe evidentimi i pikave të dobta për të marre masat e nevojshme sipas kontekstit të ngjarjes.
- Fortësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve si Prefekturë-Bashki-Njësi Administrative si dhe mardhëniet me Policinë dhe Degët Territoriale të cilët kanë detyrimin ligjor për të dhënë ndihmën e tyre në drejtim të Emergjencave Civile.
- Një pikë tjetër e rëndesishme ku Prefekti u ndal e cila kërkon një vëmëndje të veçante janë problematikat që paraqesin rezervuarët dhe ujëmbledhesit që disponojnë në teritorin e tyre Njësitë Administrative. U lanë detyra për marjen e masave, monitorimin dhe mbajtjen e tyre në kontroll të vazhdueshëm për periudhën në vijim.
Në përfundim të këtij takimi Prefekti theksoj se Sektori i Emergjencave Civile kërkon vëmendjen dhe angazhim e të gjitha strukturave në përcaktimin e detyrave përkatëse sipas rolit dhe përgjegjësisë dhe sipas kontekstit të ngjarjes, në mënyrë që të minimizojmë çdo situatatë problematike në vijim. Në vazhdim Institucioni i Prefektit do të monitorojë në çdo kohë dhe periudhë të gjithë rastet emergjente që do të ndodhin në qarkun tonë si dhe do shtojë bashkëpunimin dhe kordinimin në bashkëpunim të ngushtë dhe me Degët Territoriale që ushtrojnë funksionin e tyre në Qark.