Me datë 26.11.2018 me rastin e 106 vjetorit të ngritjes së flamurit në qytetin e Durrësit u organizua një cermoni solemne në përkujtim të kësaj date të shënuar. Të pranishëm gjatë ceremonisë ishin Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto, Kryetari i Bashkisë Durrës z.Vangjush Dako, Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës z. Alfred Mullaraj, veteran si dhe shumë qytetarë.
Në fjalimin e tij z. Nasto theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje të madhe për qytetin e Durrësit, si dhe shprehu respektin për të gjithë ata që sakrifikuan ndër vite për pavarësine e vendit.
Nderimi dhe respekti ynë shkon për të gjith ata që përgatitën dhe valvitën flamurin kombëtar në qytetin tonë dhe për ata që ditë më pas nënshkruan dokumentin historik të Pavarësisë.
106 vite më pas me solemnitet dhe përgjegjesi kujtojme aktin historik që kreu Kryetari i Bashkisë së Durrësit Hafiz Ali Podgorica duke ngritur flamurin me 26 Nëntor 1912.
Aktivitetet vazhduan në pallatin e kulurës “Aleksandër Moisiu” me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, të rinjtë dhe stafi i shkollës së mesme artistike Jan Kukuzeli, “Banda e Qytetit” dhe nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” dhanë për të ftuarit një koncert artistik.