Sot më datë 30.10.2018 në ambjentet e UAMD u organizua aktiviteti përmbyllës i muajit antitrafik. Morën pjesë të rinj nga Fakulteti i Edukimit, pedagoge dhe përfaqësues të TT, të rinj të CSDC nën kujdesin e së cilës u mundësua ky takim. Në fjalën e saj As.Dr. Griselda Abazaj, Dekane e Fakultetit te Edukimit foli mbi rolin e edukimit në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Kryetari i tryezes Teknike z.Shyqyri Ballgjini bëri një panoramë të punës së KRAT në këto vite duke theksuar dhe rendësinë e përfshirjes së problemeve të trafikimit të fëmijëve dhe pasojat e këtij fenomeni në kurikulat mësimore. Të shumta ishin pyetjet e studentëve për mënyrën se si funksionon Strategjia Kombëtare e Luftës Kundër Trafikimit të Personave të cilave iu përgjigjën me profesionalizëm përfaqësuesit e Tryezës Teknike.