Kjo konferencë vjen në kuadër të vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore 2018, mbështetur dhe finacuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”, realizuar në ambjentet e Muzeut Arkeologjik Durrës.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin: Nenkryetari i Bashkisë Durrës Florian Tahiri, Shefja e Seksionit Ekonomik, Politik dhe Informativ pranë Delegacionit të BE, Monika Bylaite; Drejtori i Përgjithshëm i AMVV Bekim Murati, Drejtori i Përgjithshëm i APD Afrim Bakaj, Drejtori i DRKK Patriot Beqaraj etj.
Qëllimi i kësaj konference ishte ruajtja e qyteteve historike dhe integrimi i tyre në infrastrukturën dhe nevojat e jetesës bashkëkohore si dhe zhvillimi i turizmit.
Kendi i BE, pjesë e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, projekt ky që financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe po implementohet në të 61 Bashkitë e Shqipërisë Këto zyra tashmë do të quhen “Njësitë e Integrimit dhe Ndihmës së Huaj”. Nëpërmjet këtyre zyrave Bashkimi Evropian do ti mundësojë të gjithë qytetarëve marrjen e informacionit mbi njohuritë, politikat dhe çfarë ofron Bashkimi Evropian, si dhe ngritjen e kapaciteteve të Administratës Publike për përthithjen e fondeve të BE dhe koordinimin e punës me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme për plotësimin e të gjithë kapitujve të integrimit ku pushteti vendor është i përfshirë.