Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto organizoi Analizën mbi masat e marra nga Bashkitë, Njësitë Administrative, Degët Territoriale për mbrojtjen e pyjeve, kullotave dhe sipërfaqeve bujqësore nga zjarri si dhe masat e marra për periudhën e shirave.

Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto organizoi Analizën mbi masat e marra nga Bashkitë, Njësitë Administrative, Degët Territoriale për mbrojtjen e pyjeve, kullotave dhe sipërfaqeve bujqësore nga zjarri si dhe masat e marra për periudhën e shirave.

Në përgjigje të nevojës për përmirësim të aftësive në përballimin e situatave emergjente dhe në zbatim të detyrave të Kryeministrit për  këtë qëllim në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës, u zhvillua sot Dt 16.10.2018 Analiza ku ishin të pranishëm: N/Kryetarë të Bashkive Durrës, Shijak dhe Krujë, Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit Pyjeve Ujrave dhe Turizmit, Drejtori i Drejtorisë Bujqësisë Durrës, Drejtues të M.Z.SH- ve në Bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë, Administratorët e Njësive Administrative në këto bashki, Specialistë të Emergjencave Civle në qark etj.

Analiza u drejtua nga Prefekti i Qarkut Durrës z.Roland Nasto, i cili në fjalën tij theksoi  të gjithë masat parandaluese që duhet të marrin aktorët e përfshirë në lidhje me zjarret, sensibilizimin e popullësisë për të çrrënjosur mentalitetin e gabuar të djegjes së tokës si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë zjarrvënësit. Jemi të vendosur në luftën kundër zjarrvënieve të qëllimshme  duke nënvizuar se do të ketë sanksione edhe për strukturat dhe aktorët përgjegjës të përfshirë në këtë nismë që nuk do kryejnë detyrën e tyre. Nga ana e Prefektit u kërkua rritje e gadishmërisë së gjithë strukturave përgjegjëse, në mënyrë që të parandalohet dhe të përballohet me sukses çdo rast emergjent që përbën rrezikshmëri. Vendosja e zjarrit duhet të konsiderohet krim mjedisor, ekonomik dhe njerëzor.

Një rol të rëndësishëm në drejtim të parandalimit të këtij fenomeni ka pa dyshim vendosja e kontakteve dhe marëdhenieve të  bashkëpunimit për shkëmbimin e hershëm të informacioneve, sinjalizimit në kohë për çdo rast që mund të shfaqet me qëllim evitimin e dëmëvë kolosale që mund të ndodhin.

Vendosja e studjuar e vrojtuesve të pyjeve, inspektimi i tokës në mënyrë periodike nga to, do ti shërbente më mirë zbatimit të ligjishmërisë në mbrojtjen ndaj zjarreve kudo në kullota, pyje, sipërfaqe bujqësore etj. Prania e tyre do të minimizonte  apo do të diktonte që në momentet e para shfaqjen e zjarreve, duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Për të gjitha rastet e evidentuara Administrata e Prefektit ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë në Qark, strukturat vendore, strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit Pyjeve Ujrave dhe Turizmit, Agjensinë e Zonave të Mbrojtura etj.

Së bashku duhet të reagojmë ligjërisht me të njëjtën forcë për mbrojtjen e parcelave të tokës, siç mund të veprojë çdo individ për të mbrojtur parcelën e tij. Mbrojta e kësaj pasurie është detyrë ligjore dhe morale e gjithësecilit prej nesh si qytetarë të këtij vëndi, dhe sigurisht edhe përgjegjësi e strukturave përkatëse qëndrore dhe vendore.

Në përfundim të pjesës së parë të kësaj analize të pranishmit dolën në konkluzionin e përbashkët që të gjithë duhet të jemi të vendosur e të mos tolerojmë asnjë veprim abuziv dhe të pa përgjegjshëm që do të shkaktoj zjarre dhe dëme në teritorin e qarkut tone. Kjo do të jetë motoja jonë e përvitshme.

Në pjesën e dytë të analizës u diskutuan masat e marra për periudhën e shirave. Duke qënë se jemi në sezonin e vjeshtës i cili pasohet nga kushte klimatike jo të favorshme lind nevoja e angazhimit të gjith strukturave për të marrë masa sa më të plota.

Me gjithë përmirësimet në kapacitetet e institucioneve shtetërore dhe vendore të përfshira, përvoja e deritanishme e menaxhimit të emergjencave civile ka evidentuar vështirësinë e koordinimit të gjithë aktorëve të përfshirë. Në këtë drejtim nga ana e Prefektit u kërkua që të gjithë  strukturat të marrin masa për:  hartimin e një plani të integruar veprimi, vlerësimin e rreziqeve të mundshme, rishikimin e planeve të gadishmërisë, formulimin e qasjeve të reja për reduktimin e rrezikut, azhornimin e pikave të kontaktit, komunikim të qartë mes tyre si dhe paralajmërim të hershëm dhe raportim në kohë të çdo situate emergjente. U theksua vazhdimi i punës në pastrimin e kanaleve dhe mirëmbajtjen e rezervuarëve  të gjitha këto në interes të fuqizimit të  sistemit të përgjithshëm të reagimit, rritjes së afësive institucionale për të bërë të mundur  përballimit me efiçensë të çdo situate rreziku që mund të na paraqitet dhe  për të përmisuar vazhdimisht punën e përbashkët.