Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit të qarkut Durrës realizuan takimin në shkallë qarku ku ishin të pranishëm specialstë të sektorit Protokoll – Arkive të institucioneve vendore dhe qëndrore që oprerojnë në qark.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbi unifikimin e praktikave arkivore në të gjitha institucionet duke përcaktuar rregullat bazë për organizimin dhe funksionimin e shërbimit arkivor në institucionet që kryejnë këto shërbime, si dhe detyrimet e tyre ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bazë të normave tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor organizon, drejton e kontrollon zbatimin e njësuar të saj në veprimtarinë e të gjithë rrjetit arkivor të institucioneve të vendit. Në këtë takim u ngrit  shqetësimi në lidhje me dokumentet arkivore tw cilat me mbarimin e afatit të shërbimit operativ pranë arkivave të institucioneve fondkrijuese, duhet të  dorëzohen nga këto të fundit për ruajtje dhe administrim në arkivat shtetërore, të sistemuara dhe të inventarizuara, sipas rregullave të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Rregullat e miratuara prej kësaj drejtorie, në mbështetje dhe në zbatim të ligjit, janë të detyrueshme për zbatim në të gjithë rrjetin arkivor të vendit.