Në institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u organizua Takimi i Tryezës Teknike në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Luftës për Trafikimin e Personave dhe Muajit Antitrafik. Në këtë takim ishin të pranishëm anëtarët e Tryezës Teknike (KRAT-i), si dhe aktorë të tjerë antitrafik të qarkut tonë. Gjatë këtij takimi u realizua një panorame e përgjithshme për vlerësimin e situatës së trafikimit të personave në qark dhe problemet më shqetësuese gjatë kësaj periudhe. Numri i vitktimave të trafikimit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rënie të ndjeshme. Nga 6 që ishte vitin e kaluar sot deri ne këto momente janë konstatuar vetëm 2 viktima të mundëshme trafikimi, për të cilat Shërbimi Social Shtetëror ka zbatuar proçedurat standarte te veprimit.
Pavarësisht masave të marra nga Bashkia Durrës dhe strukturat e policisë lind i nevojshëm forcimi i bashkëpunimit midis të gjithë organizmave të njësisë për mbrojtjen e fëmijëve (NJMF) në të gjitha bashkite, OJF-ve që kanë në fokus trafikimin e personave për ti dhënë një impuls të ri luftës kundër lypsërisë.
Aktivitetet që janë zhvilluar përgjatë ketyre viteve kanë sjellë në vëmendje të të gjitha strukturave shtetërore dhe jo shtetërore, rëndësinë e ndërmarrjes së një angazhimi të përbashkët në luftën kundër trafikimit të personave, si dhe kanë përcjellë mesazhe të forta sensibilizuese për rreziqet që sjell trafikimi, rrugët dhe format që duhet të ndjekim për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, në veçanti të grupeve vulnerabël.
Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër trafikimit të Personave, tashmë, në vijim të kësaj tradite pozitive të krijuar, ka ndërmarrë iniciativën që edhe këtë vit në kuadër të Ditës Evropiane Antitrafik, në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe organizatat partnere, të organizojë përgjatë tetorit “Muajin Antitrafik” në 12 qarqet e vendit, aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit të personave. KRAT Durrës ka qënë një nga strukturat që ka dhënë kontributin në këto vite në luftën për trafikimin e personave kjo është bërë falë bashkëpunimit të mirë, korektesise dhe profesionalizmit ne hartimin e planeve te veprimit antitrafik,informacioneve përcjellese dhe kalendarit te aktiviteteve ndërgjegjësuese. KRAT Durrës ka hartuar kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese që është pjesë e kalndarit kombëtar të hartuar nga Koordinatori Kombetar Antitrafik. Cdo aktivitet që do të organizohet nga strukturat do të raportohet një ditë përpara zhvillimit, edhe nëse ka ndryshim të datës nga ajo që është përcaktuar në kalendar. Pas zhvillimit të aktivitetit duhet të dërgohet elektronikisht informacioni ditor duke pasqyruar qëllimin, pjesëmarrësit, tematikën të shoqëruara me fotot përkatëse të cilat do ti dërgohen Koordinatorit Kombëtar.