Takim i organizuar në kuadër të urdhërit të Kryeministrit Nr 124 datë 31.07.2018 për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për verifikimin dhe monitorimin e proçesit të riorganizimit të Shoqërive të Ujësjellës Kanalizime.

Në kuadër të urdhërit të Kryeministrit Nr 124 datë 31.07.2018 për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për verifikimin dhe monitorimin e proçesit të riorganizimit të Shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u organizua takimi ku ishin të pranishëm: Kështilltari i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë z.Flauers Shoshi, përfaqësues nga Qëndra Kombëtare e Biznesit, Minstria e Brendshme, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fondi Shqipëtar i Zhvillimit, Administratorë të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime Durrës, Shijak dhe Krujë si dhe përfaqësues të Njësive të Qëverisjes Vendore. Ky takim u zhvillua në prezencë të Prefektit dhe qëllimi diskutimi  u përqëndrua në tre çështje kryesore:

1.A janë organizuar Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizime në formën e shoqërive aksionare?

2.Ka përfunduar proçesi i marrjes në administrim i gjithë territorit në juridiksionin e tyre sipas ndarjes administrative territoriale?

3.Shoqeritë aksionere të Ujësjellës Kanalizimeve të përfundojnë proçesin e inventarizimit fizik , vlerësimin dhe hartimin e plan-relevimeve për të berë të mundur rregjistrimin e aseteve në pronësi të tyre.

Grupi ndërinstitucional i punës do të përgatitë dhe do ti dorëzoj Kryeministrit një raport për gjëndjen dhe ecurinë e proçeseve në secilën Prefekturë duke detajuar për secilën Njësi të Vetëqeverisjes Vendore nëse këto proçese kanë përfunduar. Në rastet e proçeseve të pa përfunduara të paraqiten zgjidhjet e propozuara brënda afateve të përfundimit të tyre.