Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z Roland Nasto u realizua takimi në kuadër të Analizimit të situatës së fillimit të sezonit turistik, masat e marra, problematikat e dala dhe zgjidhja e tyre.
Në vend ishin të pranishëm Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi, Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z.Niko Peleshi, Zv. Ministsri i Turizmit dhe Mjedisit z. Hajrullah Çeku. Gjithashtu në ketë takim morën pjesë dhe e Drejtues të Institucioneve të administratës shtetërore qëndrore dhe vendore që ofrojnë shërbime ndaj komunitetit në lidhje me masat e marra si dhe planet e veprimit të hartuara nga ana e tyre mbi mbarvajtjen e sezonit turistik 2018.
Në fjalen e tij të hapjes Prefekti z. Nasto u shpreh se turizmi konsiderohet një sektor strategjik dhe prioritar jo vetëm në qarkun tonë por në të gjithë territorin e vendit. Si i tillë Ai është kryefjala e ditës dhe punës së çdo Institucioni qëndror dhe vendor, i njësive të vetqeverisjes vendore, degëve territoriale, operatorëve turistik të ndryshëm që operojnë kudo, pra i një partneriteti të ngushtë publik-privat.
Duke e konsideruar Turizmin dhe Mjedisin si dy komponentë bazë për zhvillimin social ekonomik të qarkut tonë, jemi munduar që gjatë kësaj periudhe të fokusojmë të gjithë energjinë dhe punën tonë në mirëfunksionimin dhe mirëmenaxhimin e këtyre komponentëve si premisa bazë për zhvillimin ekonomik.
Nuk mund të kemi një turizëm të qëndrueshëm, atraktiv dhe pse jo elitar pa një mjedis të përshtatshëm. Nga ana tjetër një turizëm i zhvilluar kërkon në mënyrë rigoroze mbrojtjen e mjedisit.
Çfarë është bërë deri tani?
Puna dhe angazhimi i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit dhe jo vetëm i tij, ka konsistuar në atë që veprimet dhe ndërhyrjet të bëhen në kohën e duhur e sipas një programi të formuluar mirë, gjë të cilën e kemi filluar shumë kohë më parë, përpara fillimit të sezonit turistik veror 2018.
Në të gjitha takimet e zhvilluara kemi synuar të diskutojmë dhe japim zgjidhje konkrete problemeve që kanë dalë dhe që ndikojnë pozitivisht në sektorin e turizmit. Me të gjithë këto struktura jemi në kontakte të vazhdueshme për çdo problematikë dhe situatë që mund të krijohet në mënyrë që t’u japim zgjidhjen më të mirë të mundshme gjatë gjithë kësaj periudhe.
Në mbështetje të Urdhërit të Kryeministrit nr. 39 datë 28.02.2018 dhe në zbatim të VKM-së Nr.321, date: 28.05.2014 “Për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme në thellësi të territorit dhe gjatë ushtrimit të sporteve ujore”, të ndryshuar VKM-së nr. 369, datë 18.05.2016 Për miratimin e rregullores “Per kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” Pranë institucionit të Prefektit eshtë ngritur Task Forcëa për marjen e masave për menaxhimin me sukses të sezonit turistik veror për vitin 2018, Aktualisht kjo Task Forcë ka dal disa herë në terren dhe ka kryer inspektime në të gjithë subjektet që operojnë në territorin e bregdetit. Ky takim vjen pas një pune përgatitore, takimeve si dhe inspektimeve e verifikimeve në terren në drejtim të shërbimeve dhe infrastukturës së nevojshme nga institucionet vendore për sektorin e turizmit.
Në këtë fazë Task Forca si detyrë ka patur identifikimin e problematikave për zbatimin e ligjit ndaj subjekteve, këshillimin edukimin dhe ndërgjegjësimin për marjen e masave të mënjëhershme.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh: Në vitet e fundit, turizmi është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm në rritje të ekonomisë shqiptare dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike kombëtare. Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik nga operatorë turistikë të ndryshëm dhe udhëzuesit ndërkombëtarë të udhëtimit. Në kuadër të mbështetjes dhe nxitjes së investimeve në turizëm, qeveria ka ndërmarrë një numër nismash ligjore, me qëllim krijimin dhe ofrimin e lehtësive fiskale, kryesisht në segmentin hoteleriturizëm. Në kuadër të impenjimit maksimal që qeveria ka ndërmarë kërkohet nje rigorozitet në zbatimin e të gjitha detyrimeve duke filluar nga:
Garantimi maksimal i pastërtisë, nuk duhet të flasim më për vënd depozitime të mbetjeve kërkohet angazhim maksimal nga inspektoriatet të cilat këtë çështje duhet ta shohin si detyrimin e tyre kryesor.
Vendosja e standarteve të higjenës dhe pastërtia tek ushqimi.
Problemi i sigurisë publike në të gjithë aspektet e tij
Ngritja e sistemit të kullave të vrojtimit, dhe detyrimi i bizneseve për tu paisur me roje plazhi. Ngritja e një rrjeti pikash të sigurisë dhe kontaktit, të pisur me individë të specializuar që do të shërbejnë si pika të besueshme për turistët. Në këtë aspekt Bashkia ka detyrimin kryesor.
Çdo stacion plazhi dhe kullë vrojtimi duhet të ketë të afishuar kontaktet për komunikim në raste emergjence, si dhe të krijohet infrastruktura e nevojshme për dhënien e informacionit për vizitorët, udhëtarët dhe turistët në lidhje me kapacitetin turistik, shërbimet turistike që ofrohen, për produktet dhe destinacionet turistike,
Përcaktimi i sakte i vëndeve të argëtimit në 5 pika të cilat duhet të jenë të konfirmuara nga Bashkia, të mirë përcaktuara në hartë në mënyrë që të këmi mundësi monitorimi.
Menaxhimi i zhurmave.
Oraret të jenë të mirë përcaktuara saktë dhe të vendosen standarte të barabarta për të gjithë.
Përcaktimi i sinjalistikave informuese në plazhet e ndotura dhe te rrezikshme .
Ministri Klosi u shpreh gjithashtu se ka ardhur koha të kuptojmë se një sezon i suksesshëm turistik kërkon që të gjith strukturat të punojnë si një e tëre.
Ministri i Diasporës Z. Pandeli Majko u shpreh: Për një mbarvajtje sa me cilësore dhe të standartizuar të sezonit turistik të gjithë aktorët e përfshirë duhet të japin informacion në kohë reale duke prodhuar një raport çdo 24 orë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi Vuri theksin në rëndësinë që këtë vit i kemi vënë turizmit, ky vit shënon një rekord në 27 vitet e fundit. Fluksi i madh i turistëvë shoqërohet dhe me problematika të shtuara.
Siguria ushqimore paraqitet si sfidë kombëtarë pasi dyfishohet konsumi dhe shumë shërbime janë sezonale.
Kemi ngritur një skemë të qartë se ku duhet të përqëndrohen rreth 500 evente lokale kryesisht gastronomike. Një rëndësi të veçantë merr dhe agroturizmi, si një pikë e fortë në zhvillimin e turizmit. Ministri Peleshi u kërkoi Bashkive të identifikojnë zonat turistike dhe fermat agroturistike, dhe t’i sjellin për aplikim pranë Ministrisë për të marrë mbështetjen financiare që ofrohet nga qeveria. Agriturismi do të bëhet pjesë e ofertës së të gjithë resorteve.
Dr i Policisë së Qarkujt z Alfred Çepe u shpreh: Do të angazhohen rreth 120 forca policore shtesë për sezonin turistik. Janë vendosur të ghitha pikat e kontaktit me institucionet e angazhura në zbatimin e të gjithë detyrimeve përsa i përket rendit dhe sigurisë publike në mbarvajtje të sezonit turistik. Kemi kordinuar me Bashkinë Durrës për ndarjen e zonave lundruese nga pushuesit. Shërbimi do të jetë 24 orë. Kemi kordinuar gjithashtu dhe me bizneset duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me ta në mënyrë që të paandalojmë çdo ngjarjë kriminale. Në të njëjtën kohë për të përforcuar masat kemi vendosur kontakte dhe me partner të huaj italian për ofrimin e nje gadishmërie të larte në funksion të një ecurie sa më perfekte në drejtim të rendit dhe sigurisë publike.
Ky takim ishte i rëndësishëm për krijimin e bashkëveprimeve dhe bashkëpunimeve të mëtejshme për të ardhmen.
Palët diskutuan për zhvillimet e mëtejshme dhe në veçanti për promovimin e turizmit në Qark dhe më gjërë.