Kjo Taskë Force është nën mbikqyrje të Institucionit të Prefektit dhe përbëhet nga :
Bashkia Durrës, Policia Bashkiake, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Policia Kufitare dhe Migracionit, Policia e Qarkut Durrës, Agjensia Kombëtare e Turizmit, Roja Bregdetare Shqiptare, Drejtoria e Shëndetit Publik, Insp.Sh.i Mjedisit dhe Pyjeve, Dr. Raj.Tatim –Taksa, Agjensia Kombëtare e Ushqimit, Insp.Shtetëror Shëndetësor, Shërbimi Mbrojtjes nga Zjarri.
Në takiminin e rradhës u lanë detyra konkrete për të gjithë anëtarët me qëllim monitorimin e situatës dhe marrjen e masave për sigurinë në plazhe dhe hapsirën ujore, ofrimin e shërbimeve cilësore të kufirit (hyrje-daljeve), shërbimin e ruajtjes dhe shpëtimit të jetës së pushuesve, nëpërmjet funksionimit të kontrolluar të mjeteve lundruese në det, në veçanti disiplinimin e lëvizjes së motorrëve të ujit në ujërat e koridoret e përcaktuara për notim, shërbimin e ruajtjes së rendit, qetësisë publike, shërbimin e parandalimit të krimit, si dhe shërbimin e ndihmës në ngjarje aksidentale,ngritja e kullave të vrojtimit, monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane e turistike, sigurinë ushqimore dhe higjenike, funksionimi normal i bizneseve etj.
Monitorimi i situatës dhe kontrolli i masave të marra nga subjektet për sigurinë në plazhe dhe hapsirën ujore do të bëhet në bazë të një Plan Veprimi konkret të hartuar nga Task-Forca , nëngrupet e Punës, të cilat do të raportojnë me shkrim çdo javë mbi kontrollet e ushtruara dhe masat e marra në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore të parashikuara.
Gjithashtu kjo Task-Forcë do të mblidhet çdo 2 javë pranë Prefektit për të raportuar, diskutuar dhe dhënë zgjidhje problematikave që do të dalin në vazhdimësi.