Data 11.06.2018 Analiza mujore mbi aktivitetin e Institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës për muajin Maj 2018.

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Roland Nasto u zhvillua analiza mujore mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e Institucionit të Prefektit për muajin Maj 2018.

Analiza pasqyroi në detaje të gjithë treguesit e punës, bazuar në planin e punës së Institucionit dhe zbatimin e detyrimeve ligjore në përputhje të plotë  me  objektivat e qeverisësë.

Në këtë takim morrën pjesë shefat e sektorëve dhe specialistët e Administratës së Prefektit.

Çështjet kryesore që u trajtuan gjatë kësaj analize përfshinë kryesisht punën e rëalizuar në secilin  sektorë dhe problematikat e evidentuara në këtë periudhë kohore.  Më pas, shefat dhe specialistët e sektorëve diskutuan mbi ecurinë e deritanishme në zbatim të detyrave të planifikuara dhe nivelet e arritura.

Në përfundim Prefekti, pasi vlerësoi arritjet dhe punën e bërë nga personeli, vuri theksin në  rëndësinë që i duhet kushtuar përcaktimit të objektivave për të ardhmen. U lane detyra për muajn qershor gjithashtu u dhanë rekomandimet e duhura me qëllim  përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe performancës në çështjet të cilat kërkojnë përkushtim dhe angazhim nga të gjitha strukturat.