Dt: 07.06.2018 Leksion i hapur në UAMD

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto zhvilloj një orë leksioni të hapur me studentë të Bachelorit të degës Navigacion dhe Menaxhim Detar të Fakultetit të Studimeve Profesionale në ambjentet e  Universitetit “Aleksandër Mosiu”  Durrës  me temë: Shërbimi Hidrografik Shqiptar.

Në këtë orë leksioni të hapur u dha një informacion i pëgjithshëm dhe i nevojshëm për bregdetin Shqiptar dhe Shërbimin Hidrografik Shqiptar duke u bazuar në Historinë, Organizimin, Misionin & Detyrat, Aktualitetin e Shërbimit, Modernizimin dhe Planet për të Ardhmen.

Prefekti përcolli tek studentët   përvojën e tij shumëvjeçare në fushën e navigacionit, planifikimit strategjik në zhvillimin dhe ekzekutim e strategjive detare, duke  promovuar  modele të bazuara mbi vlera dhe përqasje të orientuara nga qëllimi.

Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale Dr. Osman Metalla i uroj  mirëseardhjen dhe i shprehu mirënjohje Prefektit për këtë pjesmarje në emër të stafit akademik.

I gjithë leksioni u ndoq me mjaft interes nga studentët, interesimi i tyre u duk edhe në pyetjet e shumta që ata drejtuan. Studentet e vlerësuan këtë prezantim  si një pervojë të mirë për formimin profesional  dhe karierën e tyre.