Dt: 25.04.2018 Takim i realizuar në kuadër të zbatimit të Urdhërit të përbashkët 3 Ministror “Për identifikimin dhe rregjistrimin në shkollë të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor”.

Institucioni i Prefektit Durrës, në partneritet me “Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve” “Ministrinë e Arsimit dhe Sportit” dhe “UNICEF” realizuan në kuadër të zbatimit të nismës “Çdo fëmijë në shkollë”  këtë takim ku morën pjesë:  Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, z. Roberto De Bernardi dhe  aktorët lokalë të përfshirë në zbatimin e Rregullores tre Ministrore.

Nisma “Çdo fëmijë në shkollë”, zbatohet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo nismë ka për qëllim monitorimin e situatës aktuale të sistemit arsimor Shqipëtar lidhur me çështjen e fëmijëve që kanë braktisur shkollën dhe ata që rrezikojnë ta braktisin.

 

Qëllimi  këtij  takimi të realizuar nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Nasto,  ishte ndarja e eksperiencës së fituar gjatë kësaj faze pilotimi  me qëllimin e përbashkët të bashkërendimit të veprimeve dhe ndërhyrjeve mbi problemet që lidhen me fëmijët jashtë shkolle.

 

Prefekti i Qarkut u shpreh se zbatimi i Urdhërit  tre Ministror  është  mbështetur  plotësisht  nga Institucioni i Prefektit, i cili me autoritetin e tij koordinues, mbikëqyrës dhe monitorues ka bër të mundur angazhimin e të gjithë strukturave përgjegjëse në ndjekjen dhe ecurinë e zbatimit të këtij urdhëri. Nisma është pilotur në Durrës që prej vitit 2015 me qëllim zbatimin e mekanizmave të ngritur në mënyrë që çdo fëmijë i moshës së detyrimit shkollor të ndjekë shkollën 9-vjeçare.
Institucioni i Prefektit Durrës  është angazhuar për të nxitur dhe mobilizuar në vazhdimësi të gjithë aktorët lokalë për çështjen e identifikimit dhe regjistrimit në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor.

Nga ecuria e kësaj nisme deri tani Durrësi rezulton një histori suksesi, pasi falë punës dhe përkushtimit të institucioneve  përkatëse, nisma “Cdo fëmijë në shkollë” vazhdon të zbatohet suksesshëm.

Takimi u përmbyll më fjalët e z. Roberto De Bernardi, përfaqësues i UNICEF-it, i cili shprehu impresionin për prezantimet, arritjet dhe punën e bërë si dhe sfidat e ndeshura gjatë zbatimit të nismës në Durrës. Shumica e problematikave në lista ndeshen dhe në vende të tjera. Sfida është të minimizohet kjo çështje sa më parë.

Prefekti  i Qarkut Durrësit, z. Ronaldo Nasto, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi se vëmendja duhet të jetë jo vetëm te identifikimi i fëmijëve që nuk ndjekin një arsimim të caktuar, por edhe tek regjistrimi i tyre.