Dt:16.04.2018, Prefekti i Qarkut Durrës ju bashkua Aksionit Kombëtar në kuadër të nismës “Të pastrojmë tokën që duam”, aksion i cili do të vazhdojë deri më datë 22 prill në të gjitha qarqet e Rrepublikës.

Në kuadër të datës 22 prill, që është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Tokës, në prag të çeljes së sezonit turistik, dhe në përputhje të plotë me detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ka vijuar operacioni i pastrimit i të gjithë vijës bregdetare  në qarkun e Durrësit dhe jo vetëm.

Për të vazhduar më tej me pastrimin e lumenjve përkatësisht në urën e Gjolës dhe në urën pranë Vila Aeroport, pastrimi do të vazhdoj edhe në zonat e tjera të qytetit, në shëtitoren Taulantia, në zonën e Currilave dhe me pas në të gjithë territorin  që përmbledh qarku i Durrësit.

Institucioni i Prefektit ka përcaktuar së bashku me institucionet në nivel qarku, një plan të detajuar, të qartë për gjithsecilën nga pikat e lart përcaktuara, se kush janë personat përgjegjës, mjetet logjistike që do të përdoren etj

Institucionet në nivel qarku  janë  angazhuar dhe përfshirë në këtë aksion të detajuar dhe mirëorganizuar të fokusuar në zonat kyçe të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sezonin turistik si bregdeti dhe shtretërit e lumenjve, ku janë depozituar ndër vite mbetje urbane. Prefekti u shpreh se në prag të nisjes së sezonit turistik, detyra jonë qytetare dhe institucionale është të angazhojmë të gjitha mjetet dhe forcat tona në shërbim të natyrës dhe qytetarëve të qarkut tonë.